web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen tre të dehur në timon/ Njëri shkaktoi aksident

3 Tetor 2016, 10:26, Aktualitet CNA

Megjithë masat e rrepta për gjoba deri në arrestime që policia rrugore po aplikon ndaj shoferëve që rezultojnë me alkool çdo ditë raportet e policisë deklarojnë të ndaluar të tjerë. Me sa duket është e vërtetë që “vesi del me shpirtin”.

Kështu sipas raportit të policisë së kryeqytetit më datë 02.10.2016, u arrestua shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, tek  Stadiumi ??Qemal Stafa??. Ai u konstatua duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip ?Mercedes Benz?.

Po kështu më datë 02.10.2016, u arrestua shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, tek  rruga ??Dervish Hima?. Ai u konstatua duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip ?BMV?. Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Policia ka ndalur edhe një tjetër shtetas përkatësisht E. B., 28 vjeç, banues në Tiranë. Policia e prangosi dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

28 vjeçari duke drejtuar motorrin tip ?Lifan?, në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip ?Scania?, me drejtues R.P. Drejtuesi i motorrit E. B, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Parashikuar nga Nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Prokuroria po procedon edhe shtetasin R. P., 56 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën ?Abedin Rexha?, drejtues i mjetit tip ?Scania?. Ndalimi u bë parashikuar nga Nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga