Shikoni si pshuret Tirana/ Nga Skenderbeu tek Muzeu Historik
Dy foto që flasin shumë. Tregojnë mungesë kulture por edhe ...
Braktisja spektakolare që Ben Blushi i bëri Rilindjes, duke shfrytëzuar për këtë një moment simbolik, si ai i lejes për të mbushur Shqipërinë me plehra, duket se ka shkaktuar një tronditje jo të vogël tek lakejtë e kreut të qeverisë.
Deri më tani në skenë kanë dalë tre lloje zelltarësh që po kërkojnë ti gjejnë paterica moralit të rrënuar të Edi Ramës.
Të parët janë ata që kanë humbur vendet në administratë për shkak të paaftësisë apo korrupsionit dhe që po kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë kryqëzatë për tu ricikluar në fole pëllumbash.
Të dytët janë ata që e shohin liderin si një dashnor imagjinar, e që janë të gatshëm që përpos trupit ti vënë në dispozicion edhe mendjen.
Të tretët dhe më të pamoralshmet, janë ato media, që prodhojnë fakte të trilluara, apo gjysëm të vërteta rënqethëse, për të vënë shenjën e barazimit, midis njeriut që i ftoi shqiptarët të shkruanin emrat e rilindasve në kazanët e plehrave dhe atyre që u zhytën vullnetarisht në ato kazënë.
Një rast si ky i fundit, e ka demaskuar plotësisht një investigim i gazetarëve të i Lapsi.al (lexo shkrimin poshtë).
Ndryshe nga sa u pretendua nga mediat që Edi Rama ushqen me para publike, Ben Blushi, si ministër i Pushtetit Lokal të Fatos Nanos, jo vetëm që nuk kish firmosur për importin e plehrave nga Fraçesko Beketi, por kishte kërkuar anullimin e marrëveshjes dhe rinegocimin e kushteve të saj.
Për shumëkënd, ai, edhe po të kishte firmosur, nuk do të kishte bërë asnjë krim më të madh se të gjithë ministrat shqiptarë në vazhdimësi, që nga ata të Nanos, Berishës dhe Ramës.
Por, presonalisht, kur e pashë të botuar atë nënshkrim, në pamundësi për të menduar se mashtrimi mediatik mund të ngrihej deri në ato nivele, duhet të them se nuk u ndjeva mirë. Si një nga ata që e njoh nga afër Blushin, që e kam parë si kryeredaktor të ?Koha Jonë? të ndeshet me pushtetin e ?duarve me gjak? të Berishës, apo si ministër, të kundërshtojë shefin e partisë dhe të qeverisë, për ti dhënë firmën e kandidimit Edi Ramës, kam ruajtur gjithnjë mendimin se ai është një nga ata të rrallët politikanë që përpiqet të ruajë një koherencë midis atyre që mendon dhe akteve që ndërmer.
Me sa duket kështu ka ndodhur edhe këtë herë.
Por, këtu problemi nuk është tek Blushi. As tek integriteti i vet personal. Ai është një peng i tij, i raporteve që ka me partinë ku ka milituar prej 20 vjetësh dhe me liderin e saj që nuk di të rikthejë të njëjtin standart që ka marrë në këmbim.
Këtu halli është edhe një herë më shumë, mes nesh, gjithë shqiptarëve, në raportet që kemi me pushtetin, me gjithfuqishmërinë e liderit dhe me lakejtë që hidhen për mbrojtjen e tij me çdo çmim.
Pak a shumë, ajo që po ndodh sot me Blushin është një përsëritje e shëmtuar e skenave më brutale që regjimi i Berishës na ka dhuruar me sulmet kundër Pashkos, Cekës e të gjithë mocionistëve të tjerë.
Është e njëjta fabul me akuzat e ndyra që iu bënë Azem Hajdarit si themelues i PD-së apo Eduart Selamit si kryetar i radhës i saj.
Të gjithë këta kritikë të udhëheqësit janë fshikulluar në mënyrat më të poshtra, janë nëpërkëmbur me mjetet më brutale, janë bërë pre e një makinerie shpifjeje dhe denigrimi që mund ta vënë në punë vetëm regjimet diktatoriale.
Gjithnjë në këto 25 vjet, janë gjetur komsomolas të devotshëm, gra në kërkim të mashkullit superhero, media të përdala, që e kanë parë të keqen tek ?armiku i partisë?.
Tani, pas aktit të tij të fundit, radha po i takon Ben Blushit.
Dhe sipas të gjitha gjasave kryqëzata kundër tij, e nisur me rugaçët e mitingut të Elbasanit do të vazhdojë.
Sepse ajo është një frymë e mbarsur nga vetë lideri i Rilindjes.
Ajo është një provë më shumë se është i njëjti Edi Ramë që frymëzon ata lakej. Eshtë i njëjti që i quan ambientalistët sharlatanë, që i quan kundërshtarët pleh, që frymëzom gazetarët e tij të shkojnë e të provokojnë mitingjet apo mediat e kontrolluara të botojnë gjysëm të vërteta.
Kjo pra, kjo frymë dhe kjo mendësi, që po kthehet si në kohët më të trishta të regjimit të Berishës është lajmi i keq i kryqëzatës kundër Blushit.
Gjithçka tjetër në raportin mes tij dhe socialistëve ka shumë më pak rëndësi.
Ai vërtet mund të ndihet i fyer, i prekur dhe i lënduar se një bandë servilash po e largojnë përdhunshëm nga partia ku hyri dy dekada më parë, por ama, për një gjë ka të drejtë të jetë i lehtësuar. Ata po i vërtetojnë predikimin e tij se çdo ditë që kalon po i bën më të ngjashëm ramistët e sotëm me berishistët e djeshëm.
(Lapsi.al)
Dy foto që flasin shumë. Tregojnë mungesë kulture por edhe ...
Në kohën kur po debatohet nëse duhet legalizuar ose jo prost...
Kjo pyetje mund të mos ngjajë aspak fine. E di, por është e ...
Kryetari i PD nepermjet nje postimi ne rrjetet sociale ka ci...
Punët e reja kërkojnë aftësi të reja Në Revolucionin IV Indu...
Perspektiva e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE mbetet,...
Fotografia e parë e diellit daton 2 prill 1845. Ajo është ve...
Ate dite qe ne parlamentin shqiptar, “ceshtja mbetjet ” u ng...
Deputetja socialiste nje nga mbeshteteset e levizjes Blushi ...
Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Oper...
Ka patur ulje të arkëtimeve nga bashkitë për shkak të mosrea...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në ...
Specialistët për Krimet në Komisariatin ne Policisë Durrës b...
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Ve...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, në ...
Në një takim për promovimin e turizmit të qëndrueshëm, kreu ...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po...
Ambicjet e LSI-së janë që të dalë forcë e parë në vend. Përp...
Lidhur me lajmin e publikuar në Gazetën Shekulli e më pas m...
Bashkia e Tiranës i ka dhënë fund pritjeve disa vjeçare të b...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...