web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëplagoset me armë gjahu/ 70 vjeçari në gjendje të rëndë

3 Tetor 2016, 10:43, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës njofton se rreth orës 09:55, në lagjen “29 Nëntori” është vet-plagosur një shtetas me armë gjahu. Policia sapo ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e të dëmtuarit, ku kontretisht shtetasi R.D., rreth 70 vjeç, ka goditur veten në trup me armë gjahu të llojit “çifte”, për pasojë është dërguar në spitalin rajonal, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

I dëmtuari jeton me bashkëshorten e tij por në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë vetëm në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga