Vetëplagoset me armë gjahu/ 70 vjeçari në gjendje të rëndë
Policia e Vlorës njofton se rreth orës 09:55, në lagjen “29 ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim ambasadorin Christopher R. Hill. Ambasadori Hill ishte diplomati i parë amerikan rezident në vendin tonë pas rrëzimit të regjimit komunist.
Ndër temat e diskutuara vend të rëndësishëm ka zënë ligji për dekriminalizimin për të cilin ambasadori Hill vlerësoi kontributin e kreut të PD, lulzim Basha në miratimin e këtij ligji, ndërsa theksoi se kriminalizimi ka ndikuar negativisht në imazhin e Shqipërisë dhe është e pamundur që një vend të kërkojë të bëhet pjesë e Bashkimit Europian kur nuk ka një administratë dhe parlament të pastër.
Një vend të veçantë në takim zuri situata politike në vend, krimi, korrupsioni dhe zgjedhjet.
Lideri i opozitës shprehu shqetësimin e rritjes dhe kultivimit të drogës, e cila është shtrirë në të gjithë vendin. “Kjoështë pasojë direkte e kriminalizimit të politikës dhe administratës. Edi Rama promovoi në poste kyçe në administratë dhe futi në Kuvendin e Shqipërisë persona të dënuar për trafik droge, të cilëve edhe sot vazhdon t?u japë mbrojtje duke sfiduar haptas ligjin e dekriminalizimit i cili u mundësua me mbështetjen e madhe të SHBA”,tha Basha.
Duke u ndalur tek zgjedhjet e përgjithshme parlamentare kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se ato janë të kërcënuara nga droga, krimi dhe paratë e korrupsionit, gjë që është faktuar edhe në zgjedhjet e fundit. Zoti Basha theksoi se ndonëse që në muajin maj Partia Demokratike ka propozuar ndryshime në Kodin Zgjedhor për të garantuar lirinë e votës, deri tani maxhoranca ka heshtur.
Reforma, theksoi zoti Basha, u vonua qëllimisht, për të pamundësuar votimin elektronik i cili do t?i priste rrugën shitblerjes së votës. Shumë të rëndësishme e konsideroi kryetari i Partisë Demokratike çështjen e financimit të partive, ku PD ka propozuar kriminalizimin e donacioneve private dhe financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive politike.
Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin ligjor, theksoi zoti Basha. Ambasadori Christopher R. Hill duke vlerësuar lidershipin e zotit Basha dhe rolin e Partisë Demokratike në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, theksoi se PD me zotin Basha në krye ka sjellë një mënyrë tjetër të të bërit politikë e cila do ta shtyjë vendin përpara.
Basha shprehu mirënjohjen e madhe për ndihmën e jashtëzakonshme që ai dhe SHBA kanë dhënë për Shqipërinë në momente të rëndësishme të historisë së saj, siç ishin vitet ?90 kur Shqipëria la pas të shkuarën komuniste dhe iu bashkua vendeve demokratike të botës.
Ambasadori Hill ka vlerësuar ndryshimet që kanë ndodhur në Shqipëri duke shprehur krenarinë që SHBA kanë qenë bashkudhëtare të Shqipërisë në këtë transformim të madh. Shqipëria, tha Hill i ka patur objektivat e qarta, anëtarësimin në NATO dhe në BE, ndërsa shprehu kënaqësinë që Partia Demokratike ndonëse në opozitë nuk resht së punuari për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europiane.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO dhe shume arritje të tjera të Shqipërisë do të ishin e pamundur pa ndihmën e jashtëzakonshme të SHBA. /Citynews.al
Policia e Vlorës njofton se rreth orës 09:55, në lagjen “29 ...
IKMT ka nisur një operacion në Vlorë për shembjen e objektev...
Megjithë masat e rrepta për gjoba deri në arrestime që polic...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është përpjekur të dalë n...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri në një prononcim për medi...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri i pyetur për eksistencën ...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar: “Nuk i përgj...
Bashkia e Tiranës do të vendosë në dispozicion 1 milionë dol...
Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se do të flasë i fundi...
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në fjalën e tij në konfere...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani në konfe...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasi E.L., 28 vjeç, banue...
Rruga dhe plehrat janë bërë shkak që nxënës dhe prindër të f...
Presidenti Bujar Nishani i ka uruar mirëseardhjen Presidenti...
Policia e Pogradecit ka nisur procedimin penalisht në gjendj...
Mekanizmat e deputetit Ndocaj të një projektligjit për votën...
Policia e Fierit ka arrestuar 2 persona gjatë operacionit an...
Nje vajze e re me shume ambicie. Protestonte me nje organiza...
Deputeti Ben Blushi, i larguar zyrtarisht nga PS ka publiku...
Ka rrezik te përballeni me zhgënjime te njëpasnjëshme sot ju...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një fabrike e përpunimit të drurit në Elbasan është përfsh...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...