web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokuroria kërkon burg përjetë për dy vrasësit

21 Shtator 2016, 08:30, Aktualitet CNA

Të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë tek ?Lulishte 1 maji? janë përballur sot me akuzën. Prokuroria kërkon burg përjetë për autorët e vrasjes, Sael Sulaj e Vasiel Çavo. Ata vranë Aurora Oskian dhe Kevin Rugovën. Ngjarja ndodhi më 1 tetor 2015, ku ngeli i plagosur Elvis Gaçaj.

Në bazë të veprimeve hetimore të organit të akuzës,  rezulton se më 1 tetor 2015, rreth orës 19:45, në rrugën ?Beqir Rusi?, në sheshin mes pallateve afër Lulishtes ?1 Maji?, dy persona kanë qëlluar me armë zjarri automatic në drejtim të një autoveture të markës BMV, seria 5, në të cilën sapo kishin hipur dhe po largoheshin shtetasit Elvis Gaçaj, drejtues, Aurora Oskian, pasagjere në vend të parë, Kevin Rugova dhe E.GJ, pasagjerë në ndenjësen e pasme, të ulur përkatësisht pas Aurorës dhe Elvisit. Nga goditjet me breshëri me armë automatike kallashnikov, janë vrarë në vend Kevin Rugova dhe Aurora Oskian, të dy të ulur në krahun e djathtë të mjetit, është plagosur Elvis Gaçaj dhe ka shpëtuar pa dëmtime Eda Gjura. Elvis Gaçaj u shtrua në spital ku iu nënshtrua ndërhyrjes kirugjikale. Vrasja mësohet të ketë shkak hakmarrjen, ndërsa objekt sulmi ka qenë Elvis Gaçaj, person me precedentë penal në drejtim të trafikimit të lëndëve narkotike. Ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti mes tij dhe të të pandehurve Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga