web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

3.2 mln pasuri/ Manjani: Dixhitalizimi shmang mbivendosjen

21 Shtator 2016, 08:20, Aktualitet CNA

Me nisjen e procesit të dixhitalizimit të regjistrave të pasurive të paluajtshme priten të regjistrohen në vend 3.2 milionë pasuri. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në fillim të punës për faën e parë të regjistrimit tha se ky është vetëm fillimi i një projekti madhor që synon shmangien e mbivendosjes së emrave një problem evident ky në ZRPP.

?Ky është vetëm fillimi i një projekti shumë të madh që mundëson shmangien e mbivendosjes së emrave. Ajo që ne nuk kemi qenë në gjendje deri më sot dhe vazhdojmë të kërkojmë ndjesë qytetarëve se kur aplikojnë në ZRPP, ku i thuhet ajo fjala e tmerrshme mbivendosje është fjalë e tmerrshme dhe nuk kemi qenë në gjendje ti japim një zgjidhje kësaj fjale, tani po i japim një zgjidhje?, tha ministri.

Manjani u ndal edhe tek dosjet e patrajtuara për të cilat tha se deri në fund të vitit do të ketë një zgjidhje, por në asnjë moment nuk pranoi faktin se ekzistojnë dosje të humbura.

?Kemi thënë se fundi i këtij viti do të jëtë fundi i të gjitha aplikimeve të patrajtuara dhe ky është një afat që do t?i qëndrojmë strikt. Nuk duhet të ekzistojë shprehja kanë humbur dokumentat. Kushdo që e përdor këtë shprehje ka shkelur rëndë etikën në punë.

Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ilirjan Muho u fokusua tek detajet teknike të projektit në të cilin janë përfshirë rreth 250 specialistë.

?Tashmë regjistri jonë është I lidhur me resgjistrin kombëtar të gjendjes civile dhe padiskutim që burimi I informacionit është ky regjistër. Korrigjimi bëhet duke u përshtatur, duke u përputhuer emri me regjistrin kombëtar të gjendjes civile?, tha Muho.

Në përfundim të procesit që ka si afat 2018 do të ketë një regjistër të pasurive të paluajtshme në format dixhital për 3 209 253 pasuri të paluajtshme. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga