web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milva Ekonomi ndan parate e takspaguesve me dhendrin e saj

20 Shtator 2016, 21:45, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri Berisha ne nje postim ne rrjetet sociale poston nje mesazh akuzues per Ministren e Ekonomise Milva Ekonomi. Sipas Berishes “Ministren Milva Ekonomi qe ndane parat e takspaguesve me dhendrin e saj, Skikuli! Po tek e fundit shmbullin e Al Kapones po ndjek! A nuk i dha ai si njerk 800,000 mije euro projekt vajzes se bashkeshortes se tij?!”, shkruan Berisha, qe me poshte poston mesazhin e qytetarit dixhital.

“Pershendetje Z. Berisha,

Mbetet ne gjykimin tuaj per ta bere ose jo publik rastin.

Ministria e Ekonomise dhe Turizmit eshte kthyer ne nje ministri ku dinakeria, korrupsioni, paafteria dhe paturpesia ne menaxhim kane kaluar cdo norme normale apo dhe Shqiptare. Znj. Ekonomi pertej paaftesise qe per stafin eshte kthyer ne nje makth te vertete, ka kthyer cdo konkurim, projekt ide apo koncesion ne biznes te ngushte familjar/ shoqeror duke vrare entuziaszim tek kushdo. Nuk do zgjatem shume (megjithse ka pafund per te thene) sepse personalisht kam humbur cdo besim apo shprese tek forca e reagimit te shoqerise Shqiptare.

Disa dite me pare u shpall fituesi i nje gjoja projekti per turizmin prej 2.330.000 lekesh (http://www.ekonomia.gov.al/?/mzhetts-16-4-milion-lek-financ?). Por kesaj here pervec nderhyrjes per te nxjerre fitues shoke apo shoqe u nderhy per Z. Redon Skikuli apo te fejuarin e vajzes se madhe (Abi Dodbiba), te zonjes ministre. Z Skikuli jo vetem qe nuk ka asnje lidhje me zhvillimin e turizmit por cdo deshire e mire per ta lidhur ate me projekte turistike eshte aq qesharake sa edhe ai vete besoj se qesh. E te mendosh qe te gjitha jane para taksash te Shqiptareve qe shperndahen si dhurata tek te dashurit e ministres. Sa e shemtuar!

Faleminderit,

PS: Ju lutem te ruani anonimatin.”





18:33 Aktualitet

Beteja e Majlindës

Nga Luljeta ProgniKa disa ditë që deputetja e PD-së, Majlind...

Lajmet e fundit nga