Sektori i peshkimit në rënie/ Prodhimi bie me gati 8% gjatë vitit 2025
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Si dikur, edhe pas 26 vitesh udhëheqësi perceptohet nga militantët e stafi besnik si i pagabueshëm, ai nuk kritikohet, ai mbrohet, ai lartësohet, ai bëhet kult, ai identifikohet me partinë!
Në PS të gjithë e dinin se një deputet ishte miku personal i udhëheqësit; ai u tolerua kur në krah të udhëheqësit bëri çfarë deshi në zonën që mbulonte, por ditën kur ai kaloi ?vijën e kuqe?, bëri ndonjë kritikë ndaj shefit të tij, nuk ka më tolerancë. Përkundrazi. Brenda një kohe të shkurtër me urdhër nga lart i humbi të gjitha, – mandatin, mbështetjen, postin dhe madje edhe të drejtën të marrë pjesë në mbledhjen ku është një nga drejtuesit! Ne PS ka deputete me probleme me krimin dje e sot, por nuk jane ata problemi. Problem jane ata qe kritikojne shefin, nje akademike, nje shkrimtar apo ndonje tjeter qe merret edhe me botime!
Po ashtu, në PD ka deputetë të korruptuar, ka deputetë pa arsim, ka deputetë skandalesh, por nuk janë ata problem. Problemi janë të tjerë! Dy deputetë me formim akademik kaluan ?vijën e kuqe? dhe kritikuan udhëheqësin! Kaq mjaftoi dhe ndaj tyre kanë vërshuar sulmet verbale e profesionale, janë gati ti përjashtojnë, ti denigrojnë dhe ti trajtojnë si e keqja e vendit!
Ushtria e militantëve (ata që udhëheqësin e shohin si udhëheqës kulti para të cilit ka vetëm bindje pa kushte dhe ndjekje deri në fund) dhe ushtria e servilëve (ata që duan një mandat parlamentar ose post në parti) kanë krijuar kështu një rrjet konsensual denigrues ndaj ideve politike, karrierës politike, lirive politike dhe shanseve që Shqipëria të ketë elita politike. Ata kërkojnë alibi nga më qesharaket, – si ?nuk shikon gabimet tek pala tjetër?, ?është shitur?, ?është mosmirënjohës?, ?nuk ka folur më parë?, e përralla të tjera të mentalitetit të fletërrufeve të revolucionit kinez! Ata që e bëjnë këtë, në fakt janë e mbeten kontingjent i gatshëm, të bëhen kamikazë e vrasës mediatik e politik me/pa pagesë, mjafton që shefat, udhëheqësit, kapot e tyre të ndjehen mirë, të qetë, të pa cenuar dhe mirënjohës ndaj shërbimeve! Ata mendojnë gabimisht se me këtë sjellje janë duke bërë politikë. Në fakt, ata janë duke minuar konceptin e politikës, duke e mbajtur peng atë, duke bunkerizuar shoqërinë dhe publikun, duke minuar shpresat se Shqipëria do bëhet demokratike dhe duke pamundësuar ndryshimin!
Për ilustrim, le të shohim sesi ndodh në një vend ku udhëheqësi nuk është Perëndi dhe as nuk pranohet si i tillë, – në Gjermani, në CDU dhe me kancelaren Merkel. Në Presidiumin e CDU dje numri dy i CDU, nënkryetarja Kloeckner, e konsideruar një pasuese e mundshme e shefes së vet, – lëshoi kritika ndaj kursit politik të kryetares, pra shefes së vet, kancelares Merkel. Kritikat i bëri publike edhe në media, live, pa censurë dhe pa nevojën e lejes partiake. Në dallim nga modelet tona otomano-komuniste në mentalitet dhe perëndimore në veshje, – në CDU askush nuk kritikoi sjelljen e saj, as militantët, as media e paguar, as kryetarja, as deputetët që janë ose duan të (ri)zgjidhen. Përkundrazi, kritika u vlerësua dhe të gjitha pranuan se duhet një debat i thellë politik brenda partisë! Sepse CDU, ndryshe nga bizneset tona partiake, merret me idetë! Imagjinoni, ajo stimulon debat aktiv politik mbi rolin e kryetares, e cila ka fituar 3 zgjidhje parlamentare, është ende në krye të preferencave partiake në vendin e saj dhe njëherësh është gruaja më e pushtetshme në botë sipas Forbes…!
Në parti të modeleve demokratike (të majta e të djathta) ka rregulla, parime, vlera dhe elita, ka qytetari, sens përgjegjësi, ndjenjë kolektiviteti dhe konkurrencë me ide e vota, – pra gjithçka që u mungon partive tona të udhëheqësve të pakritikueshëm! Kur do të vijë dita që edhe tek ne, një kryetar partie të pranojë publikisht një kritikë, të respektojë një konkurrent brenda familjes politike, të pranojë analizë në struktura, të respektojë programin dhe statusin e forcës që drejton dhe kështu, të zbresë nga piramida e kultit dhe të shndërrohet ashtu siç duhet të jetë, – një qytetar normal, një politikan normal, një parti normale në një vend normal?? Me siguri do të jetë ditë e largët, por gjithashtu me siguri ajo ditë, do të shënojë, ditën e parë të demokracisë funksionale, – të cilën premtuam 26 vjet më parë, të cilën nuk e kemi arritur dhe për të cilën nuk kemi përse presim në pushtetin e turmave militante edhe 26 vite të tjera!
Avokatët e dy mjekëve të ndaluar dy ditë ditë me parë për vd...
Shumë shpejt pritet të përfundojë fideri 34 (Unaza e Madhe –...
Një zjarr i shpërthyer në një banesë në rrugën “Mine Peza” n...
Ajo që pritej ndodhi. Sot kompania “Omnix”, deklaroi se tër...
Policia e Durrësit hedh poshtë pretendimet e Partisë Demokra...
Ka një arsye të fortë se pse Italia është një vend me dy rea...
Mazhoranca në Komisionin e Posaçëm Parlamentar ka miratuar p...
Gerti Shella gazetar dhe nje nga aktivistet kryesore te shoq...
Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore, bënë kapjen dh...
Ministria e Financave Arben Ahmetaj së bashku me Ambasadorin...
Rasti tragjik i humbjes së jetës së 35 vjeçares dhe foshnjës...
Seksioni për Krimet, në Berat filloi ditën e sotme procedimi...
Specialistët e Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Polic...
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Berat, filloi...
Policia bën të ditur se është kapur autori i plagosjes tek r...
Bizneset në veri kanë mbyllur sot për 1 orë aktivitetin e ty...
Forcat e policisë kanë shoqëruar në rajon drejtorin e shkoll...
Shkruajta para dy ditesh qe do nxjerrin ndonje film pas vdek...
Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, ka vizituar në spital ...
U bë një kohë e gjatë duke kërkuar të gjej një gjë të mirë, ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...