web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bizneset në veri mbyllin dyert 1 orë/ Protestë për taksën e rrugës së Kombit

20 Shtator 2016, 13:30, Aktualitet CNA

Bizneset në veri kanë mbyllur sot për 1 orë aktivitetin e tyre në shenjë proteste kundër taksës së Rrugës së Kombit.  Bizneset në Kukës, Has dhe Tropojë janë bashkuar në një protestë me një qëllim.

Sokol Kolgjini, kreu i Shoqatës biznesi për biznesin tha se ky është një precendet kombëtar. Ai I bëri thirrje faktorit ndërkombëtar të ushtrojë autoritetin e tij tek qeveria shqiptare për anulimin e taksës.

?Kjo është iniciativa e radhës. Bizneset  mbyllën për 1 orë aktivitin në shenjë proteste për taksën.Mbyllim aktivitetin për 1 orë që të mos na mbyllin udhën për 30 vite. Rajoni i Kukësit nuk ka rrugë alternative. Kjo është taksë e padrejtë. Qëndrimin tonë ua kemi dërguar Ambasadave gjermane, amerikane, përfaqësuesve të BE-së dhe i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar në Tiranë të ushtrojë ndikimin e vet te autoritetet shqiptare për anulimin e kësaj takse. Taksa është precedent kombëtar?, ka thënë Kolgjini. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga