Takimi me banorët e Zvërnecit/ Rama: Çështjen e pronave e vendos vetëm gjykata
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me banorët...
Përplasja dhe më pas ndarja mes Koço Kokëdhima dhe Kryeministrit Edi Rama është analizuar në një editorial të gazetës së ish-deputetit socialist.
Në shkrimin me titull ?Koço Kokëdhima dhe Edi Rama, çfarë fshihet pas ndarjes?, thuhet se kundërshtitë e ish-deputetit ndaj Kryeministrit kanë nisur dy muaj pas bërjes së Qeverisë.
?Në fillim të verës 2014, Rama kryen të famshmin operacion militaro-policor kundër Lazaratit. Ndryshe nga afera e armëve kimike, kësaj here kryeministri ka me vete opinionin. Cili guxon dhe i thotë sërish jo? Kokëdhima. i vetëm fare, si një eremit në shkretëtirë, ai vazhdonte me të tijën. Ishte gabim fatal, krim kombëtar, sipas tij, t?i bihej me shqelm asaj që mund t?i jepte sovranit popull me miliarda euro dhe me mijëra vende pune nga eksporti shtetëror i një bime që blihet shumë nga vende të pasura, të cilat e fusin në ciklin e prodhimeve farmaceutike.
Nga legalizimi do të goditej mafia e kanabisit dhe do të shpëtonin nga përndjekjet penale mijëra të rinj përdorues dhe mijëra prindër të shqetësuar e të tronditur për fëmijët e tyre. Për më tepër, sipas Kokëdhimës, legalizimi i kanabisit është në të gjithë botën një përpjekje e së majtës. Ndryshe nga e djathta fanatike dhe konservatore të majtat në demokracitë perëndimore shquhen si progresiste dhe liberale.
Janë të majtat që kanë udhëhequr betejat për heqjen e dënimit me vdekje, për legalizimin e abortit apo për legalizimin e kanabisit. Sërish thërrmohet këtu teoria e disa analistëve në Shqipëri mbi unionin e interesave meskine Kokëdhima-Rama, në një kohë që ka ?ndarje? pikëpamjesh ideologjike?, thuhet ndër të tjera në shkrim.
Në vijim artikulli thekson se që të dy miqtë, Kokëdhima-Rama, të qëndronin bllok bashkë si në të kaluarën, hendeku i tyre sa vinte dhe thellohej për arsye katërcipërisht ideologjike.
?Nuk ishte ai hendek i llojit vulgar në Shqipëri, ?s?më plotësove këtë interes dhe unë të kthej kurrizin?. Koço Kokëdhima, po t?u besosh analistëve si Baze dhe Fevziu, po dhe shumë të tjerëve, mjafton të hapte gojën dhe kishte gjithçka si në një pjatancë nga kryeministri. Atëherë pse ia komplikonte vetes gjërat Kokëdhima, po të mos kishte arsye që i tejkalonin interesat e vogla personale? A s?ishte kjo këmbëngulje për diçka më të lartë që e bëri Kokëdhimën armik me Nanon kryeministër, qëkur ky filloi të tradhtojë interesat e njerëzve duke u përpjekur të fusë plehrat e jugut të Italisë në Shqipëri? A nuk ishte kjo arsyeja që e shtyu Kokëdhimën të kundërshtonte krejtësisht i vetëm Nanon dhe Berishën në një tjetër dosje të nxehtë, koncesioni i Rinasit, dhe gjithnjë në emër të mbrojtjes së sovranitetit të vendit?
Si për plehrat, edhe për koncesionin e Rinasit, koha i dha të drejtë Kokëdhimës. Për Rinasin për shembull, në pak vite, u kuptua se ky koncesion pengonte nevojat e domosdoshme të Shqipërisë për aeroporte të tjera në jug e veri të vendit. A s’kishim të bënim aty me të drejtat sovrane më elementare të Shqipërisë!? Është kryekëput e njëjta dinamikë që po e largon gradualisht Kokëdhimën nga Rama në këto momente. Që kur ky është bërë kryeministër, Rama gjithnjë e më shpesh nuk po shikon siç duhet, sipas këndvështrimit të Kokëdhimës, se ku mund të dëmtohen interesat e vendit. Jo vetëm të vendit, por edhe ato të së majtës shqiptare?, vijon artikulli.
Një tjetër shkak që analiohet në artikull mbi përplasjen Kokëdhima-Rama është ai për reformimin e PS-së.
?Drejtuesit e lartë të PS-së nuk i debatuan asnjëherë haptazi idetë e platformës së Kokëdhimës, që konsistojnë në reformimin e strukturës politike të PS-së dhe në demokratizimin e saj. Minimalja do të kishte qenë që në parti të diskutohej gjerësisht kjo “përplasje”.
Në mungesë debati dhe interesi nga lart, Kokëdhima e zbatoi modelin e tij reformues në Vlorë, domethënë në bazë. Gjë që krijoi në mënyrë të paevitueshme përplasje. Por përplasja Kokëdhima-Ruçi më kot u interpretua si një ambicie e supozuar e Kokëdhimës për postin e Ruçit.
Në thelb, nuk ishte një garë për një post, por një debat i mirëfilltë politik, ideologjik dhe organizativ për rivitalizimin e PS-së duke e pajtuar atë me bazën. Lidershipi i PS-së mendoi ta likuidonte platformën dhe reformën e Kokëdhimës, pa bërë zhurmë, pa bërë transparencë, domethënë pa debat në parti që mos t’u bëheshin “reklamë” tezave të Kokëdhimës. Teza vërtet “subversive”.
Në fakt, platforma e Kokëdhimës s’kishte asgjë “revolucionare”. Thjesht ai thoshte se nuk mund t?i rifitojmë më zgjedhjet duke vazhduar me korrupsion dhe shitje të posteve të punës, me sekserë kullotash, legalizimesh e shërbimesh të tjera, që janë detyrë e organeve publike dhe jo treg për ndërmjetës të paskrupullt. Kokëdhima kërkonte po ashtu hapje, gjithëpërfshirje dhe zgjerim të PS-së, përtëritje dhe demokratizim në radhët e saj.
Andaj Kokëdhima insistonte për çlirimin e strukturave dhe organeve drejtuese të partisë nga fiktiviteti, kalbëzimi, arbitrariteti, atrofizimi. Ishte arritur në një marrje safi peng të partisë nga disa drejtues të saj që e trajtonin PS-në si ta kishin pronë private. Partia Socialiste- ua thoshte Kokëdhima nga brenda pa bërë bujë mediatike, – duhet t?u mundësojë socialistëve dhe qytetarëve që të përfshihen në politikëbërjen dhe mirëqeverisjen e vendit.
Kjo vjen sigurisht përmes anëtarësimeve masive në PS, por edhe përmes demokratizimit e modernizimit të saj. Ishte ky model sa i “thjeshtë”, por aq novator që Kokëdhima ngriti vetë pa ndihmën e askujt në Qarkun e Vlorës. Kjo i kushtoi shumë mund e sakrifica, por dhe shumë luftë nga lidershipi i PS-së, i cili nuk e donte absolutisht këtë reformë?, shkruhet në artikull.
Por sipas gazetës së ish-deputetit socialist, përplasja kryesore dhe më serioze nga gjithë të tjerat mes Ramës dhe Kokëdhimës, është për mua ai mbi Kushtetutën. Sipas Kokëdhimës, u cënua Kushtetuta në favor të të huajve nën petkun e reformës së drejtësisë.
?Për Kokëdhimën, interesi kombëtar është në ADN-në e së majtës shqiptare, sepse historikisht ajo është treguar në Shqipëri më patriote se e djathta. Gjatë luftës, dëshmorët ishin të majtë, duam apo s?duam, pavarësisht rikuperimit që iu bë kauzës së tyre nga diktatura më mbrapa?, thuhet ndër të tjera në artikull. /citynews/
Policë të armatosur janë parë duke patrulluar në plazhet fra...
Viktimat e tregtisë me njerëzit punojnë të pambrojtur në sht...
Kancelarja Angela Merkel u takua një ditë më parë me familj...
Një i moshuar ka ndërruar jetë, pasi është përplasur mbrëmje...
...
Një vajzë 22-vjeçare nga Australia është bërë viktima e parë...
Fotot e publikuara nga “Daily Mail” dhe të tjera media botër...
Forcat policore në Abu Dabi janë pajisur me makinat shumë të...
Edhepse vlera e kompanisë Apple është ngritur në 564.34 mili...
Të gjithë e dimë se të bësh ushtrime të mban trupin në formë...
Të marrim ç’të mundemi! Me sa duket kjo është motoja në zyra...
Ish-Presidenti Rexhep Meidani duket se është kandidati për K...
Prishja mes presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe predik...
Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka ndezur ...
Ja çfarë mund të pësoni nëse qëndroni në kostumet e lagura.N...
Një punonjëse policie ka denoncuar drejtorin e Burgut 313 dh...
Instagrami është i njohur botërisht si një nga rrjetet soci...
Do të hyjë në histori si fushata zgjedhore e piratëve. Elekt...
Një video e hedhur në mediat online tregon një grup të rinjs...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...