Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit/Mandati dhe kompetencat për kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Një nga strukturat e reja që do të funksionojë në mbështetje...
Procesi i Vettingut ishte më i debatueshmi gjatë diskutimeve mbi reformën në drejtësi, ndërsa u konsiderua si një vijë e kuqe nga Kryeministri Edi Rama referuar propozimeve që vinin mbi rolin e ndërkombëtarëve në këtë proces. Tashmë që ndryshimet Kushtetuese janë miratuar dhe presin firmën e Presidentit Bujar Nishani për të hyrë në fuqi, një nga proceset e para dhe më të rëndësishme të gjithë asaj që quhet si sistemi i ri i drejtësisë është pikërisht Vettingu, apo skanimi i anëtarëve të Gjykatave dhe Prokurorive. Kush kalon Vettingun, mund të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe madje të aplikojë për pozicionet e reja në gjyqësor apo prokurori. Por kush nuk e kalon, automatikisht del jashtë sistemit.
Sipas aneksit të Kushtetutës së re, institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë bashkëpunojnë me Komisionin dhe Kolegjin e Apelimit, duke vënë në dispozicion të tyre informacionin e kërkuar, si dhe duke siguruar akses të drejtpërdrejtë në të dhënat. Ata mund të japin mendime ose të bëjnë propozime konkrete, sipas ligjit. Komisioni ose Kolegji i Apelimit, sipas rastit, përmes personelit të tyre, Komisionerit Publik ose vëzhguesit ndërkombëtar, shqyrton deklaratat e subjektit të rivlerësimit për të shkuarën e tij, interviston personat e përmendur në deklaratë ose persona të tjerë, si dhe bashkëpunon me institucione të tjera shtetërore ose të huaja për të konfirmuar vërtetësinë dhe saktësinë e deklarimeve.
Komisioni, Kolegji dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë akses të drejtpërdrejtë në të gjitha bazat e të dhënave qeveritare, përveç atyre që janë klasifikuar ?sekret shtetëror?, duke përfshirë edhe dosjet personale të të rivlerësuarit, të dhënat statistikore, dosje të përzgjedhura për rivlerësim, vetëvlerësimet, mendimet e eprorëve, të dhënat për trajnimet dhe ankimet ndaj të rivlerësuarve, rezultatet e verifikimit të ankesave, vendimet për marrjen e masave disiplinore ndaj të rivlerësuarve, të dhënat për pronat e të rivlerësuarit, llogaritë bankare, të dhënat tatimore, të dhënat për automjetet, të dhënat për hyrje?daljet në kufi, si dhe çdo dokument tjetër të dobishëm. Komisioni ose Kolegji mund të urdhërojë individë dhe shoqëri tregtare të dëshmojnë ose të japin prova në përputhje me ligjin.
Barra e provës i kalon subjektit të rivlerësimit vetëm për këtë proces, duke përjashtuar çdo proces tjetër, në veçanti procesin penal.
Vlerësimi i pasurive
Subjektet e rivlerësimit i nënshtrohen deklarimit dhe kontrollit të pasurive të tyre me qëllim që të identifikohen ata që kanë në pronësi ose në përdorim pasuri më të mëdha nga sa mund të justifikohen ligjërisht, ose ata që nuk i kanë deklaruar saktësisht dhe plotësisht pasuritë e tyre dhe të personave të lidhur.
Subjekti i rivlerësimit dorëzon një deklaratë të re dhe të detajuar të pasurisë në përputhje me ligjin. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kontrollon deklaratën e pasurisë dhe i dorëzon Komisionit një raport për ligjshmërinë e pasurive, për saktësinë dhe plotësinë e deklarimit, sipas ligjit.
Subjekti i rivlerësimit duhet të shpjegojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive dhe të ardhurave. Pasuri të ligjshme për qëllimet e këtij ligji konsiderohen të ardhurat që janë deklaruar dhe për të cilat janë paguar detyrimet tatimore. Elemente të tjera të pasurisë së ligjshme përcaktohen me ligj.
Nëse subjekti i rivlerësimit ka një pasuri më të madhe se dyfishi i pasurisë së ligjshme, ai prezumohet fajtor për shkeljen disiplinore, përveçse kur ai paraqet prova që vërtetojnë të kundërtën.
Nëse subjekti i rivlerësimit nuk e dorëzon deklaratën e pasurisë në kohë sipas ligjit, ai shkarkohet nga detyra. Nëse subjekti i rivlerësimit përpiqet të fshehë ose të paraqesë në mënyrë të pasaktë pasuritë në pronësi, posedim ose në përdorim të tij, zbatohet parimi i prezumimit në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
Kontrolli i Figurës
Subjektet e rivlerësimit dorëzojnë një deklaratë dhe i nënshtrohen një kontrolli të figurës me qëllim identifikimin e atyre që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. Kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja.
Subjektet e rivlerësimit plotësojnë dhe i dorëzojnë Komisionit një deklaratë të detajuar për figurën e tyre që mbulon periudhën nga data 1 Janar 2012 deri në ditën e deklarimit, sipas ligjit. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal.
Nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
Nëse subjekti i rivlerësimit nuk e dorëzon në kohë deklaratën për figurën sipas ligjit, ai shkarkohet. Nëse subjekti i rivlerësimit përpiqet të bëjë deklarime të pasakta, ose të fshehë kontaktet me persona të përfshirë në krimin e organizuar, zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
Vlerësimi i aftësive profesionale
Subjektet e rivlerësimit i nënshtrohen një rivlerësimi të aftësisë profesionale me qëllim identifikimin e atyre të cilët nuk janë të kualifikuar për të kryer funksionin e tyre dhe të atyre të cilët kanë mangësi profesionale që mund të korrigjohen përmes edukimit.
Vlerësimi i aftësisë zhvillohet me ndihmën e nëpunësve që ushtrojnë detyrën e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve ose prokurorëve në kohën kur kryhet rivlerësimi. Vlerësimi i aftësisë për gjyqtarët, këshilltarët ligjorë ose ndihmësit ligjorë përfshin aftësinë për të gjykuar, aftësitë organizative, etikën dhe angazhimin ndaj vlerave gjyqësore, cilësitë personale dhe angazhimin profesional, bazuar në standardet e parashikuara në ligj.
Vlerësimi i aftësisë për prokurorët përfshin aftësinë për të hetuar dhe për të ngritur akuzën publike, aftësitë organizative, etikën dhe angazhimin ndaj vlerave profesionale si dhe cilësitë personale bazuar në standardet e parashikuara në ligj. Vlerësimi i aftësisë për këshilltarët ose ndihmësit ligjorë përfshin testimin pranë Shkollës së Magjistraturës. Vlerësimi i aftësisë nuk shtrihet ndaj çështjeve që janë në shqyrtim.
Në rast se rezulton se subjekti i rivlerësimit ka njohuri, aftësi, gjykim ose sjellje të cekëta, ose ka një mënyrë pune që nuk pajtohet me pozicionin e tij, atëherë kjo konsiderohet mangësi profesionale dhe zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të pezullimit shoqëruar me detyrimin për të ndjekur programin e edukimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
Në rast se rezulton se subjekti i rivlerësimit ka njohuri, aftësi, gjykim ose sjellje të papërshtatshme, ose ka një mënyrë pune që nuk pajtohet me pozicionin e tij dhe mangësia e vërejtur nuk mund të korrigjohet përmes programit një vjeçar të edukimit, zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën.
Në rast se subjekti i rivlerësimit kryen veprime për të penguar ose vështirësuar vlerësimin e tij, ose rezulton se ka njohuri, aftësi, gjykim, qëndrime, ose një model pune aq të dobët saqë rrezikon ose cenon të drejtat e qytetarëve, ai konsiderohet i papërshtatshëm për të ushtruar funksionin. Në këtë rast zbatohet prezumimi në favor të masës disiplinore të shkarkimit dhe subjekti ka detyrimin të provojë të kundërtën. /citynews/
Një nga strukturat e reja që do të funksionojë në mbështetje...
Policia e Shtetit ka reaguar sot pas deklaratës së Partisë D...
Një 26 vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës dhe një tje...
Për më shumë se 48 orë në media nuk shikon asnjë lajm. Pas d...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, një nga institucionet e re...
Citynews sjell sot tenderin e rradhës të fituar nga kompania...
Prej disa kohësh Partia Demokratike zyrtarisht ka stopuar çd...
Këshilli i Lartë Gjyqësor është një nga institucionet e reja...
U deshën 19 vjet pritje, që një investim i OSHEE të risillte...
Lakrori me dy peta i pjekur në saç, i konsideruar si një pre...
Një person është arrestuar nga Policia e Tropojës pasi kanë ...
Instituti i Statistikave ka publikuar shifrat që tregojnë n...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka përmbyllu...
Partia Demokratike ka denoncuar sot rastin e pezullimit të 7...
Deputeti Eduard Ndocaj feston sot së bashku me bashkëshorten...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kurbinit...
Një banesë është përfshirë sot nga flakët në fshatin Metoq t...
Ministri e sulmoi personalisht dhe nëpërmjet disa mediave pr...
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi duket se po hetohet e...
Avioni zviceran ”Solar Impulse 2” u ngrit sot nga aeroporti ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...