Aksident me një viktimë në autostradën Vlorë-Fier
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur mbrëmjen e s...
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur mbrëmjen e s...
Lëvizja Socialiste për Integrim është distancuar nga ngërçi i ndodhur mbrëmjen e sotme lidhur me vijueshmërinë e negociatave për Reformën në Drejtësi. Në një prononcim për mediat nga ambientet e selisë së Kuvendit, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se ditën e hënë u diskutua mbi propozimin hidrid të Nuland. Ai theksoi më tej se negociatat kanë qenë dypalëshe, PD-PS, ndërsa të hënën u arrit mbyllja me konsensus për çështjen e Vettingut. ?Diskutuam me Hahn për çështje që kishin ngelur pezull për propozimet e Nuland, që kishte të bënte me procesin e Vetingut. E konfirmoj atë që tha zoti Bylykbashi për atë që ishte rënë dakord. Kanë qenë negociata dypalëshe, Agaci dhe Bylykbashi më kanë thënë se ishin marrë vesh. Për shkak se mbledhja u ndërpre papritur, kanë ngelur dy çështje pa zgjidhur që u thanë në letrën e zotit Hahn dhe çështja u quajt e zgjidhur. Nuk kemi pasur asnjë reagim as nga partitë e tjera dhe nga ekspertët e tjerë. Ne jemi mbledhur në grupin negociatat pasi u mblodh tryeza e Partive politike dhe ata na mandatuan që të merreshim vesh për çështjen e fundit; për rolinn e ndërkombëtarëve. Unë nuk e di ça janë negociatat e PD-PS. Ne kemi mbyllur çështjen e rolit të ndërkombëtarëve dhe çështjen e seleksionimit të atyre që do konkurrojnë në çështjen e Vetingut. Ne kemi rënë dakord që të ishin tre nga maxhoranca dhe dy nga opozita. Nuk hy në detaje. Unë nuk jam kryetari i negocatorëve.?, tha Manjani.
Prononcim për mediat i Ministrit të Drejtësisë, z. Ylli Manjani
Z. Manjani a keni një produkt nga komisioni negociator përsa i përket reformës në drejtësi pasi z. Xhafaj ka thënë që nuk ka një finalizim të një marrëveshje të negociatorëve dhe a është rënë dakord që përveçse dy institucionet të jenë edhe dy të tjerat sipas vetingut?
Së pari t?i marrim gjërat me radhë. Grupi negociator u krijua nga tryeza e kryetarëve të partive politike dhe jo nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar. Që do të thotë se në qoftë se do të kishim një raport për t?ia dhënë dikujt do t?ia jepnim kryetarëve të partive dhe jo kryetarit të komisionit, që mos kemi asnjë keqkuptim.
Së dyti ne kemi biseduar për më shumë se sa gjysmën e natës ditën e hënë për çështje që kishin ngelur pezull në lidhje me propozimin ?hibrid? të znj. Nulland. Ju e dini që kjo ishte një çështje që kishte të bënte me rolin e monitoruesve ndërkombëtar në procesin e vetingut, sigurisht duke marrë të mirëqenë se çështjet e tjera ishin të zgjidhura.
Megjithatë unë e konfirmoj atë që tha pak më parë z. Bylykbashi që kam qenë unë që e hapa këtë çështje për ta diskutuar, qoftë edhe për kuriozitetin tim për të kuptuar realisht se si ishte rënë dakord. Sepse duhet t?ju them se kanë qenë negociata dypalëshe. Pra kanë qenë pra PD dhe PS. Ka qenë kryesisht z. Agaçi dhe z. Bylykbashi që janë marrë me këtë çështje dhe që të dy më konfirmuar se ishin marrë vesh për këtë histori.
Dhe kjo është një gjë që ne sigurisht mund ta përfshinim në protokollin e këtyre çështjeve që ramë dakord në atë mbledhje, por për shkak se mbledhja u ndërpre krejt papritur, ne nuk kishim se si ta përfundonim atë. Dhe realisht nga ajo mbledhje ka mbetur vetëm dy çështje të cilat u plotësuan sot nga letra e z. Hahn. Dhe mendoj që bashkë me z. Hahn, konkluzionet që ne kemi rënë dakord ditën e hënë çështja quhej e zgjidhur sipas meje, sipas nesh. Megjithatë komunikimi im i fundit me ju ka qenë dje në drekë dhe që dje në drekë dhe deri në këtë moment unë po pres që negociatorët të mblidhen.
Nuk kemi pasur ndonjë reagim për të thënë të vërtetën nga asnjë grupim, as nga partitë tjera, as nga ekspertët ndërkombëtar.
Ka një deklaratë të ambasadës së SHBA para pak minutash që e kritikon Partinë Demokratike se ka sjellë në tryezë një propozim që bllokon reformën. Propozimi i znj. Nuland a shtrihet mbi të gjitha institucionet dhe jo vetëm mbi vetingun?
Ne jemi mbledhur në grupin negociator, edhe një herë po jua përsëris, pasi u mblodh tryeza e kryetarëve të partive politike dhe ata na mandatuan që ne të merremi vesh për çështjen e fundit që kishte të bënte me rolin e ndërkombëtarëve. Dhe në këtë takim kemi biseduar dhe për këtë dhe mund ta përfshinim edhe në procesverbalin përfundimtar, por thashë mbledhja u mbyll dhe kaq. Unë s?kam çfarë mund t?ju them tjetër. Unë thjesht mund t?ju dëshmoj se çfarë ka ndodhur atje. Asgjë tjetër më shumë se sa kaq dhe unë nuk e di se çfarë janë negociatat PD-PS në lidhje me përbërjen e KLGJ dhe KLP.
Çfarë keni mbyllur?
Ne kemi mbyllur çështjen e rolit të ndërkombëtarëve në procesin e vetingut. Kemi mbyllur çështjen e seleksionimit të kandidatëve që do të konkurrojnë për komisionet e vetingut. Kishim lënë për hir të së vërtetës dy çështje që kishin të bënin me: E para nëse duhet të ishin në Kushtetutë dispozitat specifike për rolin e ONM, pra Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit apo jo? Dhe çështja e dytë ishte nëse në procedurën e skualifikimit, ONM duhet të jepte një arsye apo nuk duhet të jepte një arsye. Kjo e dyta mori një përgjigje pozitive sot nga Hahn. Kurse çështja e parë është pranuar botërisht tashmë që duhet të jetë në Kushtetutë dhe kaq. Dhe besoj se mbi bazën e saj u deklarua konsensusi sot. Nuk e di pse duhet të rikthehemi prap.
Z. Manjani, z. Agaçi dhe z. Bylykbashi, kur ju i pyetët atë natë për formulën e dy organeve të tjera, KLGJ dhe KLP, çfarë ju thanë?
Ekzakt në tekst këtë gjë: E kemi biseduar gjatë dhe kemi rënë dakord që duhet të ishte 3 nga mazhoranca, 2 nga opozita.
Dhe votimi si bëhej?
Tani nuk hyjmë në detaje. Unë po ju konfirmoj këtë gjë që kjo bisedë ka ndodhur atë natë ditën e hënë në darkë në tryezën e bisedimeve, por që nuk u reflektua në dokument sepse mbledhja u mbyll.
Pse nuk u mblodhën negociatorët sot?
Unë nuk jam kryetar i negociatorëve. Dje kam komunikuar publikisht dhe kam thënë që po pres te Kryesia e Kuvendit që të mblidhen negociatorët. Negociatorët nuk i janë përgjigjur kësaj gjëje për pritjen.
Sot kemi një ngërç të ri. Kemi një pozicion të ri si duhet ndërhyrë?
Mandati im nuk është as të bëj politikë, as të bëj komente politike, as të bëj zëdhënësin e askujt. Unë negocioj në tryezën e bisedimeve. Meqenëse pati një fakt publik që u ekspozua nga z. Bylykbashi dhe për t?ju përgjigjur interesit tuaj po ju them që kjo ka ndodhur dhe kaq.
Ju si LSI, e shmangni problemin që ka PD-PS në lidhje me formulën?
Në këtë orë të vonë që është tani është shumë vështirë që unë të flas në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Unë mund t?ju them këtë gjë që çfarë ka ndodhur në pozitën time si negociator.
A ju thanë negociatorët e PD-së dhe të PS-së cila ishte formula që do të votonin pesë anëtarët e komisionit?
Un e thashë disa herë dhe po e përsëris prapë që është bërë kjo bisedë, janë thënë këto fjalë që ju thashë. Mos më vini t?i përsëris prapë. Dhe një dakordësi që 3 këtej 2 andej dhe kjo është një histori e mbyllur. Unë nuk e di se çfarë kërkojnë të tjerët.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shpalli gjendjen e jash...
Deputeti Oerd Bylykbashi ka deklaruar se mungesa e deputetë...
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së Ambasadës Am...
Aktivisti Eljan Tanini është marrë i pandehur për kundërshti...
Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka reaguar lidhur me të rejat...
Grupet e punës së katër partive më të mëdha në Maqedoni kanë...
Ambasada e SHBA ka shpërndarë një deklaratë të fortë mbrëmje...
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike po presin kolegët e tyre...
Ndërsa po i jepej dora e fundit draftit të reformës që do të...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pranuar versi...
E vërteta qe po ndodh me shtetin shqiptar me rastin e kësaj ...
Qeveria e Belgjikës ka përfshirë sërish Shqipërinë në listën...
Numri i njerëzve të vrarë nga sulmet terroriste në të gjithë...
Po nuk e votuat, me të dalë nga Parlamenti do ju vijë si për...
“Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime rrënjësore në draft...
Duhet pranuar me plot gojën se koalicioni i ri, jo ai qeveri...
Kryetari i Partise Demokristiane, Nard Ndoka ka paralajmërua...
Gazetari Tedi Blushi ka kategorizuar të zhgënjyerit nga kons...
Lulzim Basha i ka thënë PO reformës në drejtësi, mbi bazën e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...