web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në Drejtësi/ Ambasadori Lu: Pasoja për deputetët që votojnë kundër

19 Korrik 2016, 09:03, Aktualitet CNA

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, është shprehur se do të ketë pasoja për ata deputetë që do votojnë kundër Reformës në Drejtësi.

I pranishëm në protestën e sotme të shoqërisë civile në mbështetje të Reformës, Lu tha se shqiptarët duan reformën në drejtësi, ndërsa nënvizoi se njerëz të fuqishëm kanë frikë nga ajo.

Lu i bëri thirrje deputetëve se kjo është koha e duhur për të miratuar reformën në drejtësi.

?Shqiptarët duan reformën në drejtësi. Njerëz të fuqishëm kanë frikë nga ajo. Unë iu bëj thirrje deputetëve të miratojnë reformën, përndryshe do të ketë pasoja?, tha Lu





Lajmet e fundit nga