web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryeministri francez: Jemi në luftë, Franca të jetë e bashkuar

18 Korrik 2016, 22:20, Aktualitet CNA

?Jemi në luftë, jo në një luftë konvencionale, por sidoqoftë në një luftë dhe mund të ketë edhe pasoja?, deklaroi kryeministri francez, Manuel Valls.

Deklaratën e bëri gjatë një ceremonie përkujtimore në Nisë për viktimat e atentatit terrorist të së enjtes së kaluar, ku humbën jetën 84 persona, ceremoni që pati edhe tension në momentin e mbërritjes dhe të largimit të shefit të qeverisë franceze.

?E kam thënë edhe më parë se do të kemi të tjera viktima?, theksoi ai për televizionin BFM/TV.

?Ftoj Francën të mbetet e bashkuar sepse pikërisht këtë nuk duan terroristët. Franca do të fitojë kundër ISIS-it?, shtoi Valls





Lajmet e fundit nga