web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Merr zjarr banesa në Korçë/ Në spital një e moshuar

19 Korrik 2016, 06:43, Aktualitet CNA

Një banesë në katin e katërt të një pallati në Koçë është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit ka pasur dëme materiale.

Gjithashtu, një shtetase e moshuar, që ka qenë brenda në banesë është dërguar për kontroll mjekësor në Spitalin Rajonal të Korçës.

Në vendngjarje është dërguar Ambulanca dhe shërbimet e patrullës.

 





Lajmet e fundit nga