web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hafizi: Rama ka braktisur hapur kauzën e Reformës në Drejtësi

17 Korrik 2016, 06:06, Aktualitet CNA

Deputetja Mimoza Hafizi është shprehur se me propozimet e fundit të Kryeministrit Edi Rama, ai e ka braktisur hapur kauzën e Reformës në Drejtësi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hafizi shkruan se Rama këtë reformë nuk e do më as si sukses dhe as si dështim të qeverisë së tij.

?Sovraniteti, që PD pretendon se cënohet nga Reforma në Drejtësi, është vetëm sovraniteti i 2-3 lidërve politikë, që duan të vendosin gjithshka në emër të popullit, pa perfillur vullnetin dhe interesat qytetare.

Me propozimet e tij të fundit, Edi Rama e braktisi hapur kauzën e Reformës në Drejtësi. Këtë reformë ai nuk e do më as si sukses dhe as si dështim të qeverisë së tij.? përfundon Hafizi.





Lajmet e fundit nga