web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Referendumi i PS/ Mimoza Hafizi thirrje socialistëve: Mos u bëni pjesë e farsës

8 Prill 2016, 09:16, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi, u ka kërkuar anëtarëve të Partisë Socialiste të mos bëhen pjesë e farsës së referendumit për kryetarin. Në një prononcim për mediat ajo tha se ky referendum nuk ka të bëjë me problemet e socialistëve, por me një përpjekje të pashpresë për zgjatjen e mandatit.

?Dua të them që ky referendum nuk ka të bëjë me shqetësimet e socialistëve. Ky referendum është një përpjekje e pashpresë për zgjatjen e mandatit 7 vjecar të kryetarit.

Ky referendum është zhvilluar pa asnjë fushatë dhe pa asnjë shpjegim për anëtarët e PS. Si deputete e PS-së, ju them anëtarëve mos u bëni pjesë e kësaj farse, mos lejoni tju përdorin.

Do vëzhgoj të gjitha shkeljet në Shkodër që besoj se janë të shumta. Rezultati është një produkt i shkeljeve të panumërta të të gjitha shkeljeve?,  tah Hafizi





Lajmet e fundit nga