web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ka vuajtur gjithë jetën nga depresioni

19 Tetor 2015, 12:40, Lifestyle CNA

Këngëtarja e mirënjohur, Lady Gaga, ka pozuar për kopertinën e revistës ?Billboard?, së bashku me këngëtarin, Elton John, dhe nëpërmjet një interviste ka deklaruar se dëshiron të ndihmojë të rinjtë amerikanë që vuajnë nga depresioni.

Për këtë arsye Gaga ka prezantuar edhe nismën e saj ?Born this way?.

?Kam vuajtur nga ankthi dhe depresioni gjithë jetën time dhe vazhdoj të vuaj çdo ditë. Por dua që të rinjtë e sotëm të dinë se kjo ngarkesë që ata mbajnë si qenie njerëzore është normale. Ne kështu kemi lindur? , u shpreh këngëtarja.

Sipas këngëtares, të rinjtë në internet ushqehen me një lloj gjuhe urrejtjeje dhe prandaj duhet bërë diçka, sepse ata nuk e kuptojnë arsyen e trishtimit të tyre.

Lady Gaga foli edhe për mikun e saj të vjetër, Elton John, për të cilin tha se e frymëzon në çdo gjë që bën.

?Elton-i nuk është vetëm miku im, ai është si një prind për mua. Është kujdesur gjithmonë dhe ka qenë me mua në ditët e mia më të vështira të jetës. Ai nuk lejon kurrsesi që unë të bie në depresion, prandaj qëndron me mua deri sa bindet se do të jem mirë?, tha 27-vjeçarja.





17:20 Lifestyle

Jay Z harron Tidal

Jay Z aksidentalisht “ka harruar” shërbimin e vetë të muzikë...

Lajmet e fundit nga