web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Durrës, dhunohet mjeku, i kërkoi pacientit të blinte vetë ilaçet

22 Gusht 2015, 13:46, Kronika CNA

Një mjek kirurg  është dhunuar brenda ambienteve të urgjencës. Ngjarja ka ndodhur në spitalin  Durrësit ku mjeku me inicialet A. N është dhunuar fizikisht nga dy persona. Sipas policisë personi që ka ushtruar dhunë ndaj mjeku është shtetasi Adriatik Hoxha ish punonjës i policisë së Shtetit, i cili kishte dërguar  në urgjencë babain e tij. Evidentimi i personit që dhunoi mjekun është bërë nga kamerat e sigurisë, të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia. Shkak për këtë dhunë është bërë mungesa e ilaçeve në ambientet e urgjencës, sipas regjistrimit në kamera, mjeku i ka kërkuar  Adriatik Hoxhës që të blejë ilaçet për babain e shtruar në urgjencë jashtë spitalit. Kjo kërkesë e ka acaruar shtetasin Hoxha, i cili nuk i ka kursyera sulmet ndaj mjekut pas një kërkese të tillë.





Lajmet e fundit nga