Pentagoni do shtojë përdorimin e dronëve
Numri i avionëve me telekomandë që përdorin Shtetet e Bashku...
Prej kohëve që s?mbahen mend, autoriteti politik është strukturuar në mënyrë të tillë që, në brendësi, pakica ka qeverisur gjithmonë shumicën ndërkohë, së jashtmi, sistemi ndërkombëtar është organizuar gjithmonë hierarkisht me një qendër të vogël pushteti dhe një periferi të madhe. Në të dy rastet, dominimi është bazuar në një aftësi më të madhe teknologjike. Përse duhet të ndryshojnë gjërat tani?
Interneti është një instrument çlirimi apo shtypjeje? Deri në zbulimet e Eduard Snoudenit, kemi mundur të jetojmë në iluzionin e bekuar, që interneti dhe rrjetet sociale u jepnin njerëzve një aftësi organizimi dhe veprimi praktikisht të pakufizuar. Rrjetet socialë, na thoshin, nuk do të na ofronin vetëm mundësinë të zgjeronim marrëdhëniet sociale, por do të vinin në dispozicionin tonë edhe një instrument shumë të fuqishëm politik. Twitter dhe Facebook, të bashkuar me aftësinë e Google për të përhapur në kohë reale një sasi të pabesueshme informacionesh nga një cep i planetit në tjetrin, do të bëheshin armët e reja me të cilat qytetarët do të mundeshin të kontrollonin pushtetin dhe ndoshta edhe t?i rezistonin tiranisë. Siç kishin bërë në kohën e tyre shtypi, radio dhe TV, sot interneti u ofronte qytetarëve mundësinë që t?i kundërviheshin çdo lloj forme pushteti politik autoritar.
Ky ishte, në vija të përgjithshme, ai që mund ta quajmë vizioni horizontal, apo libertar, i teknologjisë. Dhe ndonëse ndonjëherë mund të tingëllonte i ekzagjeruar, si për shembull në rastin e revolucioneve të supozuar në Tunizi dhe Egjipt, që nuk ishin asnjëherë të tillë, ky vizion përmbante elementë mjaftueshëm solidë për të ushqyer shpresën e arsyeshme që demokracia dhe teknologjia mund të ishin aleate.
Por pas zbulimeve të Snoudenit jemi të detyruar të konsiderojmë më të mundshëm versionin e kundërt, që mund ta quajmë autoritar apo vertikal. Sepse, sado që dyshonim edhe më parë (e mbani mend zbulimin e rrjetit Echelon?) tani e dimë me siguri që, ndërkohë që miliona qytetarë përdorin në mënyrë të shkujdesur internetin dhe rrjetet socialë, një numër i caktuar shtetesh ka fituar aftësinë që të kontrollojë vertikalisht rrjetin dhe përmbajtjen e tij.
Linja e mbrojtjes e autoriteteve amerikanë ka konsistuar, në krye të herës, në premtimin që aftësia e dëgjimit e sistemit të tyre është e kufizuar tek të ashtuquajturat metadata, domethënë nuk kontrollon përmbajtjen por vetëm fluksin. Së dyti, përmbajtja e plotë e informacioneve vetëm në raste të veçantë mund të kalojë nën kontrollin e rreptë të autoriteteve gjyqësorë, siç ndodh zakonisht me përgjimet telefonikë. Dhe së treti, edhe pse pjesës më të madhe të ne europianëve pak na intereson, që objekt i këtij kontrolli nuk kanë qenë asnjëherë shtetasit amerikanë që jetojnë në SHBA.
Në këtë version të ëmbëlsuar, duket se shumë pak të vërteta ka. Zbulimet e Snoudenit të bëjnë të mendosh se aksesi në kabllot nënujorë përmes të cilëve kalojnë të dhënat e internetit u mundëson shërbimeve të fshehtë që të kenë edhe akses të plotë në të gjithë përmbajtjen që kalon përmes rrjetit. Dhe që për momentin i vetmi problem është kapaciteti i përpunimit dhe memorizimit, që sot për sot është 72 orë, kohë pas të cilës procedohet me eleminimin e të dhënave. Duke marrë parasysh shpejtësinë me të cilën rritet kapaciteti i përpunimit dhe memorizimit, është e imagjinueshme që kufiri i 72 orëve do të rritet progresivisht pa shumë vështirësi. Pra, për ata që e dinë se çfarë kërkojnë, aksesi në të dhënat do të bëhet praktikisht i plotë, që do të thotë se mund të dijë gjithçka, duke përfshirë edhe informacionet në kartelat klinike të individëve.
Ky zbulim mund të analizohet në dy nivele: ai i qytetarëve (pra raporti mes teknologjisë dhe demokracisë) dhe ai i shteteve (pra raporti mes teknologjisë dhe pushtetit). Në rastin e parë do të duhet të fillonim të mendonim seriozisht, se si të kontrollojmë në mënyrë më efikase shumëkombëshet e mëdha të komunikimit social, sepse, edhe pse horizontalisht na japin më shumë pushtet, janë edhe në shërbim të atyre që kanë interes të na kontrollojnë. Nëse duan të mbrojnë lirinë e tyre, qytetarët duhet të detyrojnë këto kompani që të zgjedhin se kujt duan t?i shërbejnë, atyre apo shteteve, si dhe të ofrojnë prova të pangatërrueshme të vendimit që marrin.
Rasti i dytë, ai i shteteve, na detyron të pyesim deri në çfarë pike është e vërtetë që ngjitja e shteteve në zhvillim do të sjellë një barazim të fuqisë mes shteteve, e si pasojë, fundin e hegjemonisë së SHBA? Po shkojmë vërtetë drejt një lloji bote ku SHBA janë vetëm njëra prej shumë fuqive? Apo duhet të mbajmë parasysh faktin që Uashingtoni është në gjendje të ruajë pozicionin e vet hegjemonist falë një kapaciteti ushtarako-teknologjik shumë më të lartë, se sa ai çdo konkurrenti tjetër? Edhe horizontaliteti i shteteve, ashtu si ai i qytetarëve mund të jetë një fantazi.
Prej kohëve që s?mbahen mend, autoriteti politik është strukturuar në mënyrë të tillë që, në brendësi, pakica ka qeverisur gjithmonë shumicën ndërkohë, së jashtmi, sistemi ndërkombëtar është organizuar gjithmonë hierarkisht me një qendër të vogël pushteti dhe një periferi të madhe. Në të dy rastet, dominimi është bazuar në një aftësi më të madhe teknologjike. Përse duhet të ndryshojnë gjërat tani? TechMag ? Bota.al
Numri i avionëve me telekomandë që përdorin Shtetet e Bashku...
Kohët e fundit, zërat se gjiganti i teknologjisë, Apple, ka ...
Qeveria britanike do të investojë 500 milionë paundë për të ...
Nëse po planifikoni të blini një smartfon të ri këtë vit por...
Snapchat ka lëshuar një përditësim për iOS dhe Android. Përd...
”Wize Mirror” duket si një pasqyre e thjeshtë, megjithatë n...
Viber në përditësimin e tij më të fundit ka sjellë funksione...
Për herë të parë mendohet se termi telefon i mençur është pë...
Misionet e njeriut në hapësirën e thellë janë ende larg, po...
Duke filluar nga sot, sportistë, muzikantë, politikanë dhe n...
Fotot e publikuara tregojnë Galaxy Note 5-ën që ngjan sikur ...
Në këtë eksperiment i vihet flaka dy smartphone-ve i-Phone6 ...
Jetojmë në një periudhë ku mund të themi se makinat elektri...
Facebook po punon për të sjellë dronin e tij, i cili do të b...
“Microsoft” ka bërë të ditur se për sistemi operativ Windows...
Një dizenjues nga Hong Kongu ka nxjerrë një libër revolucion...
Presidenti amerikan Barack Obama ka firmosur një urdhër për ...
ZTE Axon është një telefon i cili ofron një mbrojtje të veça...
Edhe Nokia i është shtuar konkurrencës për realitetin virtua...
Opsioni “testamenti dixhital” i Facebook ka pak kohë që ësht...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...