Avionet amerikane mberrijne ne Turqi, nis operacioni kunder Shtetit Islamik
Ministri Mevlut Cavusoglu tha se Turqia dhe Shtetet e Bashku...
Pas kompletimit të bazës kushtetuese dhe ligjore për krijimin e Gjykatës Speciale, tani Bashkimi Evropian ka kohë deri në fund të këtij viti për ta bërë funksionale strukturën e re të sistemit të drejtësisë në Kosovë, që do të gjykojë krimet e supozuara të UÇK-së.
Zyrtarë të lartë kosovarë, të cilët kanë marrë pjesë në ekipin teknik për të shqyrtuar legjislacionin për Gjykatën Speciale, kanë treguar hapat që priten të pasojnë vendimin e Kuvendit të Kosovës për Specialen.
Sipas tyre, opozita kosovare mund t?i drejtohet Gjykatës Kushtetuese brenda 8 ditëve, për të ankimuar ligjin për Gjykatën Speciale ose mënyrën e riprocedimit, por kjo nuk e pengon procesin, pasi përmbajtja e amendamentit kushtetues nuk mund të ankimohet, sepse ajo është shqyrtuar një herë nga Kushtetuesja.
Hapi i radhës, që pritet të ndiqet nga institucionet kosovare dhe ato të Brukselit, është marrëveshja për selinë e gjykatës, e cila pritet të jetë në Hagë të Holandës. Por, Gjykata Speciale – sipas ligjit, – mund të ketë seli edhe në Kosovë.
Krahas marrëveshjes për vendndodhjen e gjykatës, bazuar në ligjin e sapomiratuar do të fillojë rekrutimi i një stafi të madh, që do të angazhohet në shërbim të Gjykatës Speciale.
I gjithë stafi do të jetë ndërkombëtar, ndërsa kosovarët në këto procese do të jenë vetëm si të akuzuar, do të ketë ndonjë avokat, apo njësitet e Policisë, që do të angazhohen të asistojnë në arrestimin e të dyshuarve.
Në ligjin për Gjykatën Speciale parashikohet i gjithë organizimi, struktura dhe kompetencat e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Sipas ligjit, Dhomat e Specializuara përbëhen nga: Dhoma e Gjykatës Themelore, Dhoma e Gjykatës së Apelit, Dhoma e Gjykatës Supreme dhe Dhoma e Gjykatës Kushtetuese, por edhe zyra administrative, ku përfshihen ajo për mbrojtjen e viktimave, zyra për mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve, njësia e menaxhimit të paraburgimit, si dhe zyra e Avokatit të Popullit brenda strukturës së saj.
Zyra e prokurorit të specializuar, që do të marrë mandatin dhe do të ketë personelin e ?task forcës? hetimore speciale, është zyrë e pavarur për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve brenda juridiksionit të dhomave të specializuara.
Dhomat kanë këtë përbërje: kanë gjyqtarë individualë, që sipas nevojës kryejnë detyra të gjyqtarëve të procedurës paraprake; trupa gjykuese të përbëra prej 3 gjyqtarësh dhe një gjyqtari rezervë; panelet e Gjykatës së Apelit të përbëra prej 3 gjyqatarësh; panele të Gjykatës Supreme të përbëra prej 3 gjyqtarësh; panele të Gjykatës Kushtetuese të përbëra prej tre gjyqtarësh; si dhe gjyqtarë individualë, që sipas nevojës kryejnë edhe detyra të tjera, që kërkohen në ligjin për Gjykatën Speciale.
I gjithë procesi i rekrutimit të stafit të Gjykatës Speciale parashikohet të përfundojë deri në fund të këtij viti, ndërsa në fillim të vitit 2016 priten edhe aktakuzat e para ndaj zyrtarëve të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ministri Mevlut Cavusoglu tha se Turqia dhe Shtetet e Bashku...
Ministri i shtetit pranë zyrës së kancelares, krisitiandemok...
Realisht shtetet që nuk arrijnë të pagujnë borxhet e tyre ja...
Eleminimi i arsyeve të migracionit është një objektiv i shum...
Klandestinë me jaht drejt brigjeve italiane. Kanë zgjedhur k...
Partitë opozitare në Kosovë nuk kanë ndërmend të zmbrapsen n...
Kosova ka vendosur të heqë rregullin e mbajtjes ndezur të dr...
I nxehtë rekord në Iran, ku temperaturat kanë arritur 73 gra...
Sekretari i Shtetit John Kerry tha sot se 12 vendet që po ne...
Trupat pro-qeveritare në Jemen kanë rimarrë nën kontroll baz...
Më shumë se 2 mijë njerëz kanë vdekur vetëm gjatë këtij viti...
Deputetët e Kosovës janë më të papërgatiturit në rajon, ndër...
Autoritetet kosovare ngushëllojnë familjarët e viktimave në ...
Rusia e ka paraqitur një kërkesë në Kombet e Bashkuara për t...
“Shtetet e Bashkuara i kanë mirëpritur vendimet e Qeverisë s...
Limaj në një intervistë për Radio Dukagjinin publikimin e li...
Në një njoftim nga Policia e Kosovës, thuhet se Drejtoria pë...
Megjithatë, siç shkruan Tanjug, duke cituar deklaratat e për...
Iraku pushtoi Kuvajtin në gusht 1990. Komuniteti ndrëkmbëtar...
Me 82 vota deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë PO krijim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...