web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia e Kosoves arreston tre hakerat, ne bashkepunim me FBI-ne

4 Gusht 2015, 13:30, Kosova & Bota CNA

Në një njoftim nga Policia e Kosovës, thuhet se Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, përkatësisht Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, pas pranimit të informacioneve dhe veprimeve të përbashkëta hetimore me Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI), ka identifikuar tre të dyshuar të cilët në vazhdimësi kryenin veprën penale të krimeve kompjuterike, shkruan lajmi.net.

Në bashkëveprim me Prokurorinë e Shtetit, është ndërmarrë operacioni për arrestimin e të dyshuarve të rastit, meqë rast është bërë kontrollimi i shtëpive dhe objekteve përcjellëse, me qëllim të mbledhjes të provave.

Sipas policisë, të dyshuarit janë L.I (25 vjeç), L.M (23), DHE l.SH (26), të cilëve në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar gjashtë llaptop, dy shtëpiza, shtatë telefona mobil, një hard diska të jashtëm, pesë usb, njëzet CD, 5500 euro dhe një veturë.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Gjilanit në dy lokacione dhe në rajonin e Mitrovicës në një lokacion.

Në raportin e policisë thuhet se personat e dyshuar me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje policore për vazhdim të procedurës të mëtejme gjyqësore.





Lajmet e fundit nga