Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Nga Artan HOXHA
Lajmi me i madh qe ia shtoi temperaturen te nxehtit afrikan mbi Shqiperi, padiskutim eshte raporti i fundit i Departamentit Amerikan te Shtetit. Madje, te jemi fare te sinqerte, eshte nje paragraf i ketij raporti, ku flitet per nje deputet pa emer, qe ka qene i denuar per trafik qeniesh njerezore dhe shfrytezim prostitucioni. Befas, u duk sikur qielli saç i nxehte mbi 28 mije kilometrat katror te Shqiperise, u shemb me rrapellime duke zene poshte vetes qeverine, mazhorancen, parlamentin, sistemin e drejtesise, eliten politike te vendit, etj…
Po c’te jete valle ky qerrata deputet qe ua paska hedhur te gjitheve dhe papritur paska hyre ne parlament? A thua duhej te prisnim raportin e DASH per te mesuar kete “gjeme te kobshme” qe na nxiu fasaden e bukur te elites sone politike!!!! Pa le pastaj, kur sheh, politikane te larte, kryetar partishe, kryetar parlamenti, Ministerine e Brendeshme, deputet dhe ish-ministra, qe brofen perpjete sikur ti kishte pickuar ndonje neperke shulleri. Te gjithe ia drejtuan gishtin njeri-tjetrit per gjemen e padegjuar qe nuk paska ndodhur ndonjehere ne keto ane.
E pra burra, politikane te gjate a te shkurter, te shendoshe apo te rene nga pesha, me mjekerr te gdhendur mbi fytyre apo te rruar taze, ne pushtet apo ne opozite, ne keni perendi mbylleni halen se eshte shume nxehte dhe era e rende e atyre qe nxirrni nga goja e njeqindfishon efektin e saj kur perhapet ne eter.
Te gjithe e njihni deputetin x te raportit te DASH, e keni patur here ne krah dhe here perballe. E keni ditur qysh ne krye te heres se kush ishte, nga vinte dhe çfare kishte bere. Por kjo nuk u pengoi ta perdornit ne interesin tuaj, ti kerkonit atij dhe fisit te tij tu mbushte kutite me votat qe u japin pushtet. Nuk u pengoi te perfitonit nga parate e tij, te benit fushate me njerezit qe ai komandonte dhe tia shfrytezonit imazhin prej te forti. Pasi e molet mire e mire, po e flakni tej si limon te shtrydhur.
Te dyja palet e kane emeruar ne pozicione mjaft te rendesishme ne administrate. Gjate kohes qe qeveriste mazhoranca e djathte deputeti X eshte emeruar drejtor i Drejtorise se Ekzekutimeve ne INUK. Pra ishte ai qe vendoste se kush ndertim do shembej dhe kush jo. Madje shefi i sotem i opozites, Basha, e ka patur po ashtu nje nga drejtorat ne INUV-in e Tiranes pasi u zgjodh kryebashkiak. Opozita e sotme i ka kerkuar te behet kryetar bashkie ne Lezhe, ndersa mazhoranca Rama-Meta e beri deputet te Lezhes.
Tani qe i doli tymi kesaj pune deri atje larg ne Uashington, perpiqen kush e kush me pare ta largoje nga vetja dhe ta shtyje drejt kundershtarit. Socialistet akuzojne demokratet, se edhe ata e kane patur drejtor me pare. Demokratet ua faturojne emerimin e tij çameve, ndersa tani fajesojne socialistet qe e kane çuar ne parlament. Jo zoterinj, nuk na e hidhni dot ne nje dite te nxehte fundkorriku. Deputeti X vertete eshte aty ku duhet te perfaqesoje popullin shqiptar, por ne fakt ai u perfaqeson ekskluzivisht ju. Eshte koke e kembe i juaji…..
Reagimet pas raportit te DASH
Ambasada Amerikane
?Shqiptarët kanë të drejtë të përfaqësohen nga individë me integritet. Është e turpshme që një deputet i Kuvendit është i dënuar për trafik. Individët me të shkuar kriminale duhet të qëndrojnë jashtë jetës politike?.
Kryetari i PD-se, Lulzim Basha
?Shqipëria është rasti unikal, kur trafikantë të vajzave, emërohen deputetë, zyrtarë dhe funksionarë të lartë nga kryeministri Edi Rama dhe ortaku i tij Ilir Meta. Ky fenomen ka njohur një përkrahje në këtë periudhë, sepse krimi është veshur me pushtet dhe pushteti me krim. Trafikantët kanë status të privilegjuar në qeverinë Rama-Meta. Raporti i DASH është një fotografi e vërtetë e krimeve?.
Kryetari Parlamentit Ilir Meta
“Në frymën që përcon ky Raport, njëkohësisht apelon dhe kërkon nga të gjitha strukturat e zbatimit të ligjit që në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, të rrisin nivelin e profesionalizmit dhe të luftojnë pa asnjë kompromis, si dhe të çojnë përpara drejtësisë të gjithë të inkriminuarit e përfshirë në veprimtari të paligjshme të trafiqeve të çdo lloji”.
Ministria e Brendeshme, zv/ministrija Gjebrea
“Lidhur me rastin e deputetit të përmendur në raport ju bëj me dije se nga shtatori i ardhshëm Qeveria Shqiptare është tërësisht e angazhuar të hartojë bashkë me partnerët, një kuadër ligjor specifik për të plotësuar standardet më të larta që do i japin zgjidhje njëherë e mirë kësaj çështjeje kaq të debatuar. Ne refuzojmë të merremi me fjalë, ashtu siç refuzojmë ta trajtojmë këtë çështje për konsum të politikës së ditës, por jemi të angazhuar të veprojmë dhe hartimi i këtij ligji do të jetë përgjigjja jonë më e mirë ndaj kusureve që na ka lënë qeveria e mëparshme”.
Deputeti X, dora vet
“Dua t?i kthej në memorie opozitës se në kohën që ajo qeveriste, emërimi i Arben Ndokës si drejtor në një nga institucionet e rëndësishme të vendit mbante firmën e ministrit të tij dhe të Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike. Si ka mundësi që Partia Demokratike i ka kërkuar një ?krimineli? si Arben Ndoka që t?i përfaqësojë në zgjedhjet lokale për bashkinë e qytetit Lezhë?! Gjatë kësaj periudhe, si para dhe më pas, kam lëvizur shumë herë në shtetin italian dhe në gjithë Europën për arsye pune dhe biznesi, pasi kam ushtruar për shumë vite dhe vazhdoj ta ushtroj detyrën si Sekretari i Dhomës së Tregtisë të Qarkut Lezhë, emërim ky i cili mbante firmën e njërit prej ministrave të qeverisë Berisha të asaj kohe. Njëkohësisht kam punuar në Gardën e Republikës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Ndërtimore dhe në Drejtorinë e Policisë Qarkut Lezhë ku rezultatet e punës në institucionet e sipër përmendura janë të larta dhe më se të verifikueshme. Më pas, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, u riktheva sërish si Drejtori i Drejtorisë të Ekzekutimeve dhe më pas si Drejtor i Drejtorisë Teknike deri në momentin e kandidimit si deputet i PS-se, duke pasur këto emërime firmën e ministrit të qeverisë Berisha dhe Sekretarit Përgjithshëm të Partisë Demokratike”.
….Une vet s’jam kan, k’shu m’kan than…..
E famshmja kamarierja “Ela” e cila kishte grabitur një sërë ...
Guy Lawson, gazetari investigativ i “New York Times” flet ek...
Partia Socialiste ka mbyllur zgjedhjet e përfaqësuesve të sa...
Janë arrestuar në flagrancë autorët që kanë vjedhur disa vil...
Konferenca e Ambasadorëve i filloi punimet në dhjetor të 191...
Sipas një urdhri të lëshuar nga drejtoresha e QSUT-së, Ogert...
Nga Artan FUGA Militanti si perkufizim eshte dhe duhet te je...
Gropa dhe rrjedhja për 300 mijë votash në zgjedhjet lokale t...
Një nga betejat kryesore gjatë Luftërave Ballkanike ishte aj...
Në numrin e fundit të revistës New York një artikull përfshi...
Greqia, por edhe Spanja, Portugalia dhe Irlanda, kanë humbur...
Ka një vëmendje të madhe të disa portaleve dha gazetave shqi...
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, zhdoganimet e cigarev...
Një zjarr masiv ka përfshirë kurorën e gjelbër të Ujit të Ft...
I vetmi deputet i Shqipërisë i dënuar për trafik të qenieve ...
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të audit...
Agon Channel duket se është në krizë financiare pas vendosje...
Ambasada e SHBA ka reaguar pas raportit të DASH mbi trafikim...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...