24-vjecari planifikonte sulme terroriste mbi personelin amerikan ne Britani
Një 24-vjeçar është akuzuar nga autoritetet britanike se po ...
Gjermania diskuton për imigracionin. Por arsyeja nuk është vetëm rritja e numrit të refugjatëve. Politika gjermane ka vite që refuzon të merret në mënyrë konstruktive me këtë çështje.
Një fëmijë ishte shtysëdhënësi. Katërmbëdhjetëvjeçarja Reem i përshkroi fatin e saj si refugjate dhe të ardhmen e saj të pasigurtë kancelares Angela Merkel dhe ringjalli në Gjermani debatin për azilin dhe imigracionin.
Në debat përplasen kampe dhe çështje të ndryshme. Një herë flitet për refugjatë, herën tjetër për migrantë. Një herë për rregulla të përbashkëta evropiane, herën tjetër për ndihmë, si detyrim themelor i njeriut. Shpesh bëhet fjalë për probleme të vështira evropiane në hijen e debateve të mëdha financiare. Dhe rezulton se Gjermania, ky vend me ekonomi të lulëzuar me një problem demografik, edhe pse është i varur nga emigrantët apo refugjatët, ende nuk ofron stimuj të qëndrueshëm.
Për disa vite (deri në vitin 2004) në Gjermani ekzistonte një lloj “green card” me ndihmën e së cilës u punësuan në Gjermani rreth 13.000 të huaj. Pastaj në fillim të vitit 2005 koalicioni mes socialdemokratëve dhe ekologjistëve miratoi “Ligjin për Kufizimin e Emigracionit”, i cili u reformua nga koalicioni mes konservatorëve dhe socialdemokratëve në vitin 2007. Tani, para pushimeve të verës, Bundestagu reformoi ligjin për të drejtën e qëndrimit në Gjermani. Sipas saj shtetasit e huaj që deri tani kishin vetëm statusin e të toleruarve (Duldung) dhe jetonin në pasiguri, mund të qëndrojnë në Gjermani në qoftë se dinë gjermanisht dhe mund ta sigurojnë vetë jetesën e tyre. Vajzës Reem dhe familjes së saj një ligj i tillë mund t’i vijë në ndihmë. Por është gjithashtu e qartë se statusi “Duldung” përbën gjithmonë një periudhë pasigurie.
Përveç kësaj tani ekziston në BE edhe “blue card” e cila u mundëson qëndrimin në shtetet anëtare punonjësve të kualifikuar. Gjermania ka vënë si kusht për dhënien e “blue card” të ardhura vjetore, nivelin e të cilave nuk e arrijnë dot shumë fillestarë në profesion.
Të gjithë thonë se Gjermania duhet të jetë një vend emigracioni në mënyrë që të ruajë nivelin ekonomiki. Por askush nga politikanët nuk e përmend me zë të lartë fjalën “emigracion”. Sigurisht, Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së Peter Tauber flet herë pas here për një ligj për imigracionin. Sigurisht që edhe Presidenti flet ndonjëherë për më shumë emigracion. Dhe socialdemokratët flasin me zë të lartë dhe të qartë për këtë (edhe në qoftë se me këtë mund ta zemërojnë verbalisht CDU-në pa asnjë kosto).
Tani të gjithë thonë të njëjtën gjë edhe pse, por ndoshta nuk mendojnë të njëjtën gjë. Gjermania duhet të bëhet më e ndershme lidhur me temën e emigracionit dhe çështjen e azilit. Sepse luftërat në Siri, Irak dhe Libi do të përplasin edhe më shumë njerëz në Evropë. Dhe, edhe më shumë afrikanë do të përpiqen të vijnë Evropë për t’i shpëtuar dhunës shtetërore dhe me shpresën e një jete më të mirë. Askush nuk e di se sa kohë do të qëndrojnë në Gjermani refugjatët e luftës civile dhe nëse do të kthehen ndonjëherë në vendlindje. Por në të njëjtën kohë nuk ka kuptim që në Gjermani ka mijëra azilkërkues nga vendet e Ballkanit që janë vende kandidate të BE-së ose në prag të këtij statusi, dhe që edhe pse nuk kanë asnjë shpresë për azil, u zgjaten procedurat për shumë muaj.
Po, në Gjermani ka sulme ndaj strehimoreve të refugjatëve, ka demonstrata të shëmtuara ksenofobike, nganjëherë shprehen me zë të lartë edhe slogane politike. Por nga ana tjetër ka edhe një angazhim të mrekullueshëm, shpesh vullnetar, si në fshatrat e vogla, dhe në qytetet e mëdha. Për këtë flitet rrallë dhe kjo e bën këtë vend të pasur.
Në Saksoni u deshën shumë javë deri sa liderët politikë mbajtën me vendosmëri të mjaftueshme qëndrim kundër sulmeve dhe toneve ksenofobe. Kjo inkurajon përjashtimin. Tani tinguj të ngjashëm po vijnë nga Bavaria. Por politika nuk duhet të përjashtojë. Dhe ajo duhet ta mbajë parasysh se pritja e refugjatëve, integrimi dhe bashkëjetesa janë një pasurim, por gjithashtu do të thonë edhe punë dhe përpjekje, si nga ana e refugjatëve, e shoqërisë pranuese, dhe e politikës. Gjermania dhe Evropa gjenden para një detyrë të madhe. Politika nuk mund të refuzojë më gjatë që të merret në mënyrë konstruktive me këtë çështje dhe të mos e shohë integrimin si një detyrim të pakëndshëm. DW
Një 24-vjeçar është akuzuar nga autoritetet britanike se po ...
Autoritetet turke kanë identifikuar një person të lidhur me ...
Kjo frazë shumë shpejt u shndërrua në një shaka e cila pafun...
18–vjeçarja Z.K. nga Kumanova është e rekrutuara e fundit ng...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht lindja, janë go...
Në kohën kur Japonia është duke u bërë gati të përkujtojë 70...
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e sheh te zgjedhjet e reja ...
Në një plazh publik në jug të Francës, që ndodhet poshtë një...
Bankat greke kanë filluar të hapen këtë të hënë, tre javë pa...
Shumë njerëz në botë kanë dyshime nëse videot që postohen ng...
Burgje të mbushura plot dhe dhe dënime të tepruara – ligji p...
A do të thonë ndryshimet në kabinetin grek që tani iu hap rr...
Ish-udhëheqësi i Çadit, Hissene Habre, dyshohet të ketë krye...
Autoritetet në veri të Gjermanisë evakuan rreth 16 000 perso...
Ndonëse një pjesë e kontinentit po vuan temperaturat e nxeh...
Një 51-vjeçare shqiptare që jeton në Greqi ka përjetuar mome...
Mafia ndodhet prej disa kohësh e dobësuar, por organizata të...
Në korrik të vitit 2011, Anders Breivik kishte kurdisur një ...
Një vajzë 10-vjeçare ka lindur një fëmijë. Përpara se të shk...
Shtatë punonjës të burgut të sigurisë së lartë të Meksikës, ...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...