web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Moti i keq/ SHBA përfshihet nga stuhia dhe përmbytjet

20 Korrik 2015, 19:00, Kosova & Bota CNA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht lindja, janë goditur nga stuhi të njëpasnjëshme në këtë sezon veror, duke shkaktuar viktima, përmbytje masive dhe dëme të mëdha materiale.

Në Ohio, një grua gjashtë muaj shtatzënë dhe dy fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e ujërave të rrëmbyshëm që përfshinë shtëpinë e saj të lëvizshme. Në momentin e përmbytjes brenda në shtëpi ndodheshin të gjashtë anëtarët e familjes, ku babai me dy fëmijët më të mëdhenj arritën të mbijeojnë, teksa djali shtatë vjeçar, vajza 5 vjeç dhe nëna u mbytën brenda në shtëpi.





Lajmet e fundit nga