FOTOLAJM/ Diaspora shqiptare proteston kundër qeverisë
Diaspora shqiptare është solidarizuar me protestat në Tira...
Diaspora shqiptare është solidarizuar me protestat në Tira...
A do të thonë ndryshimet në kabinetin grek që tani iu hap rruga fraksionit të moderuar pro evropian të Syrizës?
Viktima më e shquar e riformatimit të qeverisë është ministri i Energjetikës Panajotis Lafazanis, i cili konsiderohet si udhëheqësi i opozitës brenda partisë. Kohët e fundit ai injoroi në parlament vijën zyrtare të partisë dhe votoi kundër propozimeve të Tsipras për masat e kursimit. Vendin e tij e zuri ministri i Punës dhe ish-zëdhënësi i partisë Panos Skourletis, një i besuar i kryeministrit. Edhe ish-zëvendësministri i Çështjeve Sociale, Dimitris Stratoulis, figura e dytë më e rëndësishme për krahun e majtë të partisë, u lirua nga detyra – ashtu sikurse zëvendësministri i Mbrojtjes Kostas Isichos.
A do të thotë kjo që tani iu hap rruga fraksionit të moderuar pro evropian të Partisë së Majtë në pushtet? Politologu Jorgos Tzogopoulos nga Athina mendon ndryshe: “Në fakt ne prisnim një rikonstruksion të politikës së Athinës dhe një kabinet të ri me shumë fytyra të reja – madje një ekip me ekspertë të pavarur. Por kjo nuk ndodhi,” kritikon Tzogopoulos në intervistë me Deutsche Welle-n.
Në vend të kësaj Kryeministri Tsipras prezantoi një ekip qeveritar që do të mbulojë vetëm periudhën deri në zgjedhjet e reja. Por kjo gjë është helm për ekonominë dhe stabilitetin politik në vend, mendon Tzogopoulos.Sidoqoftë qeveria po ushqen spekulimet për zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. Zgjedhje të parakohëshme në shtator ose më së voni në muajin tetor janë një mundësi, tha kohët e fundit ministri i Brendshëm Nikos Voutsis.
Sulm frontal kundër krahut të majtë?
Një mendim më të diferencuar ka analisti politik Stratos Ballis ” Çdo gjë që lidhet me krahun e fuqishëm të majtë të partisë është fshirë. Ky riorganizim shënon ndarjen zyrtare të kreut të qeverisë nga opozita brenda partisë së tij,” tha Ballis për kanali televiziv “Skai”. Por në vend të tyre u shpërblyen me poste të tjera ministrore, populistët e djathtë që janë pjesë e koalicionit në pushtet dhe që pavarësisht rrëshqitjeve verbale janë besnikë ndaj qeverisë, vë në dukje Ballis.
Gazeta e partisë Syriza “Avgi” i kritikon me tom shumë të ashpër 39 deputetët e kësaj partie që votuan të mërkurën kundër apo abestuan në lidhje me masat e kursimit. Teorikisht Tsipras nuk kishte nevojë për votat e tyre, sepse opozita do të votonte pro masave të propozuara prej tij dhe për këtë gazeta aludon që 39 devijatorët duke e ditur këtë donin të profiloheshin në kurriz të kolegëve të tyre në Parlament.
Opozita e paralizuar
Në rast zgjedhjesh të parakohëshme është e paqartë nëse opozita mund të jetë e aftë për të luftuar për pushtet. Konservatorët arritën në anketimet e janarit vetëm 20% dhe edhe socialistët dikur të plotfuqishëm, po e humbasin rëndësisnë.
Vetëm partia me prirje të forta pro evropiane dhe me tipare social-demokrate “To Potami” po shënon rritje. Por edhe partia radikale e djathtë “Agimi i Artë”, aktualisht forca e tretë më të fortë në Greqi, shpreson për më shumë.
Edhe pse shumica e partive opozitare janë të dobta dhe në kërkim të profilit, ato e mbështesin Tsipras veçanërisht për zbatimin e kërkesave për reforma. Prej kësaj kryeministri i majtë po përfiton shumë – ndoshta më shumë se duhet, mendon ish- lideri i Partisë Socialiste, Evangelos Venizelos: “Në këtë shtëpi, me sa duket kemi dy shumica të ndryshme qeveritare: një shumicë për ligje të këndshme, e cila mbështetet nga të gjithë deputetët e majtë – dhe një shumicë tjetër për gjërat e pakëndshme për të cilat janë të nevojshme votat e opozitës. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu dhe është për më tepër në kundërshtim edhe me Rregulloren së Punës të Parlamentit, ” deklaroi së fundmi Venizelos në parlamentin grek.
Ish-udhëheqësi i Çadit, Hissene Habre, dyshohet të ketë krye...
Autoritetet në veri të Gjermanisë evakuan rreth 16 000 perso...
Ndonëse një pjesë e kontinentit po vuan temperaturat e nxeh...
Një 51-vjeçare shqiptare që jeton në Greqi ka përjetuar mome...
Mafia ndodhet prej disa kohësh e dobësuar, por organizata të...
Në korrik të vitit 2011, Anders Breivik kishte kurdisur një ...
Një vajzë 10-vjeçare ka lindur një fëmijë. Përpara se të shk...
Shtatë punonjës të burgut të sigurisë së lartë të Meksikës, ...
Dy persona janë arrestuar në Greqi për zjarrin që ra dhe u p...
Ish-ministri grek i Financave paralajmëroi se reformat e pro...
Shtatë të burgosur shqiptarë dhe grekë janë plagosur në burg...
Këshilli i Mekanizmit të Stabilitetit Financiar të Europës m...
Pasi priti liderët shtetërorë dhe ata opozitarë, myftiu i Ko...
Organizata terroriste ISIS nuk ndalet së bëri krime të tmerr...
Një person ka humbur jetën nga flakët e mëdha të zjarrit që ...
Parlamenti gjerman ka votuar në favor të marrëveshjes me Gre...
Barack Obama është bërë të enjten presidenti i parë i Shtete...
Pas qëndrimit dy mujorë para selisë së qeverisë, protestuesi...
Eurogrupi ka miratuar sot një kredi prej 7 miliardë Euro për...
Parlamenti grek ka miratuar marrëveshjen e qeverisë me Eurog...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar p...
Prej më shumë se një ore ka nisur numërimi i votave për su...
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Rado...
Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshm...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...