web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A është e trashëgueshme dhimbja e mesit ?

14 Qershor 2015, 18:45, Lifestyle CNA

Degjenerimi i diskut intervertebral ndodh tek të gjithë njerëzit dhe lidhet, pa dyshim, me moshën. Tek fëmija, disqet janë shumë të pasur me ujë dhe pak nga pak ato bëhen me fibra për t iu adaptuar rritjes së shtyllës kurrizore dhe shtimit të peshës trupore. Tek i rrituri, disku fillon të rrënohet, pra degjenerohet pak ose shumë me shpejtësi, çka varet nga personi. Kjo vihet re më shumë tek burrat sesa tek gratë. Kur disku intervertebral është i tejpërdorur dhe i holluar ai nuk mund të luajë rolin e tij si amortizator natyral.

Shiatiku, një dhimbje e tmerrshme

Kur ju ndërroni shtëpi dhe përpiqeni të ngrini kartona të rëndë, papritmas një dhimbje e fortë paralizon këmbën tuaj. Dhimbja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe këmba, gjer në shputën e këmbës. Madje një tkurrje e kolonës mund ta pengojë personin të përkulet përpara. Ndonjëherë dhimbja shkon deri në gju dhe faktori që e shkakton këtë nuk kuptohet lehtë. Dhimbja shtohet nga përpjekja që bëjmë, kolla apo teshtimat. Presionet dhe forcat e përkuljes përqendrohen në bazën e kolonës vertebrale. Kështu, nervat që preken më shpesh janë ata të rrënjës lumbare të parë dhe të 5-të (sacrale). Shiatiku shkaktohet edhe nga shkaqe të mjedisit, stresit, obeziteti, pirja e duhanit dhe rënia psikologjike. Por në të shumtën e rasteve mjekët e lidhin shiatikun me disqet intervertebrale.





18:00 Lifestyle

Ghadie në Cheshire

 Ylli i Coronation Street Samia Ghadie  ka drekuar para pak ...

17:00 Lifestyle

Margulies pozon

 Bukuroshja amerikane Julianna Margulies ka pozuar për setin...

16:00 Lifestyle

Brosnan në Malibu

 Pierce Brosnan i është përshtatur motit në Malibu prandaj e...

11:00 Lifestyle

Buzëqesh Marsh

 Kimberley Walsh tregoi se e ka rikuperuar veten nga varësia...

08:00 Lifestyle

Sportive si Keegan

 Michelle Keegan na ka mrekulluar të gjithëve me linjat e sa...

Lajmet e fundit nga