web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Incidenti/ Goditet me gurë banesa dhe makina e kreut të Asamblesë së PS

7 Qershor 2015, 10:40, Politikë CNA

Banesa dhe makina e kryetarit të asamblesë së PS-së së Maliqit Bashkim Hazizllari është qëlluar me gurë në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës 6 qershor. Policia ka nisur verifikimet për të zbuluar autorët pas denoncimit.

Vetë Hazizllari në një prononcim telefonik për gazetaren e Ora News e quajti incident elektoral ngjarjen e ndodhur dje pasi tha se nuk ka asnjë konflikt familjar.

Nuk ka të lënduar por Hazizllari tha se është thyer xhami i banesës dhe i makinës





Lajmet e fundit nga