web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pjesët e trupit të cilat duhet ti pastroni siç duhet!

15 Maj 2015, 10:00, Lifestyle CNA

 

Për pjesën më të madhe të njerëzve të qenurit i pastër ka të bëj me largimin e papastertive sipërfaqësore. Edhe mendimi se ju gjatë tërë ditës ndjeheni të freskët dhe mbani aromë të mirë, kjo nuk do të thotë se ju keni higjienë të mirë. Ta mbash vetën të pastër në tërësi ka shumë më shumë se sa të mbash aromë të mirë.

Ja zonat të cilat më se shumti i shpërfillim gjatë pastrimit dhe si mund ti mbajmë të pastërta.

Kërthiza

Nësu ju e pastroni rrallë kërthizën tuja, nuk jeni i vetmi që veproni kështu, sepse kjo është pjesë e cila më se shumti neglizhohet gjatë pastrimit. Nuk është e nevojshme të pastrohet çdo ditë, mjafton ta pastroni një herë në javë. Merreni një pastruese për vesh, zhyteni pjesën e pambukut në alkool ose sapun dhe me delikatesë pastrojeni kërthizën.

Pjesa në mes të gishtërinjëve të këmbëve.

Ju sigurisht që kujdeseni për këmbët tuaja, por mund të jetë pjesa në mes të gishtërinjëve ajo të cilën po e neglizhoni për një kohë të gjatë. Sigurohuni që sa herë që bëni dush ta pastroni edhe këtë pjesë me shampo. Nuk është e nevojshme të perdorni shampo apo produkte speciale për pastrim, mjafton ta ferkoni pjesën me gishtat e dorës tuaj. Po ashtu është praktikë mirë nëse ju çdo herë para se të mbathni këpucët ti pastroni mirë shputat tuaja, kur dihet se hapsira në mes gishtërinjëve është vend ku bakteriet mund te zhvillohen mjaft lehtë dhe të shkaktojnë aromë të keqe në këpucë dhe këmbët tuaja.

Dhëmbët

Ju sigurisht i pastroni dhëmbët tuaj së paku dy herë në ditë me brush që rekomandohet nga dentisti. Mbajtja e dhëmbëve paster në siperfaqe duke i bërë që të shkëlqejnë nuk është e mjaftueshme. Ju në fakt duhet ti pastroni pas çdo ngrënje në mënyrë që të reduktoni bakteriet në gojen tuaj. Ferko me brushë secilën pjesë të dhëmbëve,  përfshirë pjesën e pasme të tyre, madje edhe zonat më të vështira për ti arritu duhet ti ferkoni. Mos harroni të përdorni perin dhe ta vizitoni dentistin me rregull.

Dëmbët nuk janë pjesa e vetme në gojen tuaj për të cilën ju duhet të kujdeseni. Ju gjithashtu duhet ta pastroni edhe gjuhen tuaj në mënyrë që të largoni bakteriet të cilat shkaktojnë frymarje të keqe. Pastrojeni gjuhen tuaj me pastrues për gjuhë ose me pastë, po ashtu mund ta pastroni edhe me pe per pastimin e dhëmbëve.

Nuk ka rëndësi sa sa parfum ju përdorni gjatë ditës, sepse këto produkte komerciale nuk mund ta fshehin aromën e trupit tuaj nëse ju nuk pastroheni siç duhet.





10:00 Lifestyle

Lohan në NY

 Lindsay Lohan u fotografua teksa ecte në rrugët e Brooklyn,...

17:00 Lifestyle

Foxz në NY

 Këtë qershor ata festojnë 27 vjetorin e martesës së tyre dh...

10:00 Lifestyle

Batchelor me bikini

 Casey Batchelor u fotografua teksa promovonte fushatën e re...

Lajmet e fundit nga