web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Piktori Romeo Kallço çel ekspoziten në Muzeun Kombëtar të Arsimit të Korçës

26 Prill 2015, 11:16, Kulturë CNA

Piktori korçar Romeo Kallço ka çelur ekspozitën e tij në Muzeun Kombëtar të Arsimit në Korçë.

Kjo ekspozitë është hapur më 22 prill dhe është vizituar nga dhjetra qytetarë. Ditët e fundit, në ekspozitë kanë marrë pjesë edhe autoritetet lokale më të larta të qytetit të Korçës, ndërsa ditën e sotme ajo është vizituar edhe nga Zv.Kryeministri i vendit, Niko Peleshi.

Romeo Kallço është një nga piktorët e brezit postkomunist, që vlerësohet për stilin e tij plot ngjyra dhe për pikturat e shumta në të cilat ka paraqitur qytetin e Korçës.

 

 





Lajmet e fundit nga