Rama ka ndërhyrë për Ballukun?/ Braho-opozitës: Paraqitini provat në SPAK
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Deputetja Elda Hoti në Komisionin për Nismat Qytetare ka d...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai Shqipërisë, Edi Rama, edhe një herë kanë premtuar se do të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik në mes të dy shteteve.
Në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive që është mbajtur në Tiranë, ata kanë thënë se tregu i Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të konsiderohet si konkurrent, por si plotësues i njëra tjetrës.
Përderisa udhëheqësit e qeverive të të dyja shteteve premtojnë bashkëpunim në të gjitha fushat, ekspertët e çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve në Prishtinë, kanë pohuar se marrëveshjet e arritura deri më tash nuk kanë qenë të leverdishme dhe disa nga to nuk janë zbatuar.
Drejtori i Institutin për Studime të Avancuara GAP Agron Demi, thotë se është e rëndësishme që qeveritë e të dyja vendeve arrijnë marrëveshje bashkëpunimi, por barrierat edhe me tutje në aspektin e shërbimeve tregtare ekzistojnë.
?Ka shumë ngecje, të cilat kanë mbetur pa u zgjidhur për shkak të neglizhencës ose mos formimit të grupeve punuese për t?i vazhduar tutje marrëveshjet të cilat janë arritur në nivel të qeverive”.
“T’i përmend disa të cilat duhet të zbatoheshin nga mbledhja e fundit e dy qeverive po nuk janë zbatuar;është marrëveshja për uljen e tarifave të romingut. Po ashtu, ende nuk ka një progres të duhur lidhur me atë se si të shfrytëzohen burimet energjetike në të dy vendet?, thekson Demi.
Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ishte mbajtur në janar të vitit të kaluar në Prizren dhe ishte vlerësuar si mbledhje që ka vënë gurin themeltar për hapjen e një rruge të re për zhvillimin e gjithanshëm ekonomik, social dhe kulturor në këto dy shtete.
Por, Demi konsideron se të dyja qeveritë, si ajo e Kosovës, po ashtu edhe ajo Shqipërisë, duhet të krijojnë mundësi që sa më shpejt të realizohen marrëveshjet e arritura.
?Të ketë konkretisht zbatim të marrëveshjeve dhe jo vetëm shfaqje të dy qeverive, ashtu siç po i shohim, vetëm për fotografi. Ajo çka mbetet problem është se ne të dyja vendet kemi një bazë të ulët të prodhimit dhe kjo e vështirëson tregtinë për shkak se nuk kemi edhe aq çka të tregojmë. Mallin që më së shumti ne e eksportojmë në Shqipëri është metalet apo skrapi. Njësoj edhe Shqipëria në Kosovë eksporton skrap?, tha Demi.
Drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, ndërkaq shpreson se takimi i cili është mbajtur të hënën mes dy qeverive do të jetë më produktiv nga ai i kaluari.
?Të dyja tregjet e plotësojnë njëra – tjetrën dhe nuk i konkurrojnë njëra – tjetrës në formë direkte. Kështu që pengesat të cilat lihen nga qeveritë e të dyja vendeve në tregtinë dhe qarkullimin e lirë të mallrave realisht nuk kanë kurrfarë kuptimi?, tha Airan Zeka.
Marrëveshjet e nënshkruara vitin e kaluar mes dy qeverive kanë qenë për bashkëpunim dhe lehtësimin e tregtisë dhe marrëveshje për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës.
Ndryshe, sipas të dhënave të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, nga viti 2005 deri në vitin 2013, shuma e përgjithshme e importeve nga Shqipëria në Kosovë ka arritur mbi 581 milionë euro, kurse eksporti nga Kosova në Shqipëri kap shumën mbi 235 milionë euro.
Vlera e investimeve direkte nga kompanitë me pronarë shqiptarë të Shqipërisë në Kosovë është 104 milionë euro.
Shkalla e vdekjeve të civilëve në Gaza gjatë luftës së 2014-...
“Jemi në pikën e veprimit. Ose Libia ringrihet për të qenë n...
Një autobuz që doli nga rruga e përfundoi në një moçal në pj...
I dërguari i posaçëm i OKB-së për Jemenin, Jamal Benomar, ka...
Singapori ka nisur periudhën shtatë ditore të zisë kombëtare...
Një helikopter I trupave qeveritare në Siri është rrëzuar në...
Arkmorti i gruas së vrarë në Kabul mbi akuzën e rreme se ka ...
Kryengritësit shiitë, që janë kundër presidentin e Jemenit, ...
Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklarur sot s...
Ted Cruz është kandidati i parë në garën e Shtëpisë së Bardh...
Pas sulmit mbi turistët e huaj në muzeumin Bardo në kryeqyte...
Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se ai ia mban mend fj...
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e festës s...
Departamenti i Mbrojtjes në SHBA po heton një kërcënim të pr...
Lideri i Partisë Demokratike të Serbisë dhe ish-presidenti s...
Avokati i një ish pjestari të forcës ajrore amerikane thotë...
Nën trysninë e dy forcave Shtëpia e Bardhë i konsideron ekst...
Kryetari republikan i Kongresit, John Boehner planifikon të ...
Kongresi amerikan po I jep presidentit Obama hapësirë sa I t...
Agjencia e lajmeve AP citon televizionin në Jemen të ketë ra...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...