Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Nga Artan Fuga
I përmbahem idesë se në thelbin e tyre, të drejtat politike dhe sociale për qytetarin shqiptar kanë mbetur prapa kohës, janë ato që u fituan në fillim të viteve ’90, liritë politike themelore, dhe qysh atëhere janë mykur disi.
Sistemi i të drejtave politike dhe shoqërore është shumë pas kohës së sotme dhe çfarë gëzojnë qytetarët europianë.
Kjo prek edhe nxënësit edhe studentët, pra rininë sotme, dhe kjo shfaqet trishtueshëm edhe në tekstin e projektligjit për arsimin e lartë që po bëhet gati të shkojë në Kuvend.
Kush ka pasur dhe kush ka ndroje t’u japë rinisë të drejtat që kanë shokët e shoqet e tyre në të gjithë botën demokratike?
Pse i mbajmë pas gjoja disa të drejtave formale të thinjura e plakura nga koha?
Për studentët, projektligji vetëm sa lan gojën me ca të drejta ku ngatërrohen opinioni studentor me kampione sondazhesh, a thua se ky opinion nuk vlen veçse si tërësi të anketuarish.
Trishtim i madh!
Hapeni thesin e të drejtave për studentët dhe nxënësit dhe mos tallemi me ta!
Studentët duhet të kenë të drejtë të ndërtojnë kurrikulën e tyre mësimore me pjesëmarrjen e tyre, duke përzgjedhur dhe zgjedhur ata vetë lëndët që do të kryejnë dhe drejtimin që do të marrin në diplomim. Kush u lejon këtë tani studentëve dhe nxënësve me ndonjë përjashtim të rrallë??? Askush. Shumë shumë pak.
Në shkollat private dhe publike studentët duhet të dinë fije e për transparencën e harxhimit të fondeve, rrogat, fitimet, gjithçka financiare sepse si te privati ashtu edhe te publiku, paratë janë të nxënësve dhe studentëve, as të drejtorit, as të shefit, as të qeverisë, as të pronarit. Le të mos lejojmë plackitje dhe grabitje fondesh askund duke e nxjerrë gjithçka në dritë.
Studentët dhe nxënësit duhet të kenë të drejtë të regjistrohen në të gjitha universitetet mbarëshqiptare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, pa asnjë pengesë dhe pa kërkuar kritere shtesë për ata kudo që ndodhen. Shumica e degëve dhe e fakulteteve duhet të bëhet me hyrje të lirë, pa kaluar nëpër burokracitë e të ashtuquajturave meritë-zgjedhje. Është tërësisht e mundur.
Studentët dhe nxënësit kanë të drejtë të kërkojnë që shkolla të hapet drejt Internetit dhe informatikës, drejt njohurive numerike, planetare, dhe të mos vazhdojë të jetë si kurse kundër analbetizmit, pa laboratore, pa kabinete informatike, pa mundësi qarkullimi pedagogjik të informacionit numerik drejt e në procesin mësimor.
Studentët duhet të kenë të drejtë të rregjistrohen jo vetëm pranë një fakulteti dhe të qendrojnë mbyllur aty si në një kazermë, por të kenë të drejtë të rregjistrohen pranë cdo pedagogu pavarësisht fakultetit ku ai është punësuar, në të gjitha universitetet publike, mjaft që lënda e tij të njihet si pjesë e kurrikulës. Ne duhet të heqim dorë nga kurrikulat e tipit të rregulloreve kazermë, si dukur librat e artit luftarak popullor, apo libri i kuq i Maos.
Studentët dhe nxënësit duhet të kenë të drejta shtesë jashtë institucioneve arsimore duke përfituar tarifa të ulta në muzeume, stadiume, kinema, librari, teatro, autobuze, e kudo.
Projektligji i arsimit të lartë është arkaik dhe censuron të drejtat e studentëve. Hartuesit e tij kanë pasur frikë prej tyre, por unë besoj se qeveria dhe Kuvendi do ta shkelmojnë këtë gardh që pengon rininë të ketë të drejtat e veta si gjithkund në botë.
Studentët dhe nxënësit duhet të kenë të drejtë të kenë menca me çmime të arsyeshme në shkolla e fakultete, të kenë patjetër biblioteka të pasura, qendra dokumentacioni, revistat e tyre, kabinete mjeksore e ndihmë dhe mbështetje psikologjike për ta.
Ata duhet të kenë të drejtë të këshillohen me specialistë tê paguar për karrierën e tyre akademike si edhe atë profesionale qysh në bangot e shkollës. Shkolla shqiptare ende nuk ka as librat udhërrëfyese të studimeve sepse ministria nuk i kërkon si kritere akreditimi.
Diplomat studentore nuk duhet të përcaktojnë vetëm profilin e dijes, por edhe profesionet praktike ku ajo diplomë të çon sipas librit të profesioneve që Shqipërisë ende i mungon. Përndryshe papunësia e të rinjve do të jetë pasoja e mungesave në të drejta që ata duhet të kenë në shkollë. Të mos ketë diplomë pa përcaktuar profesionet ku ajo hap rrugë.
Cfarë kredie për studimet e nxënësve dhe studentëve që na propozon projektligji!!! A thua se sistemi bankar privat i jep kreditë me urdhëra!!! Kush do ta zhysë rininë në borxhe që në djep? Nuk është e drejtë, e drejta për të marrë kredi. Me cfarë të drejte ministria do të bëhet garant për studentin që do kredi për studimet??? Kjo e çoi sistemin bankar në falimentim në Perëndim nga kreditë e këqia me mbështetje shtetrore. Kush do ta hapi këtë gropë financiare që do të na përpijë të gjithëve???
A janë në terezi propozuesit! Njësoj si na çuan te vedhja në Bankën Kombëtare! Përmbahu or mik!
Studentët në vështirësi ekonomike duhet të kenë të drejtë të mbështeten nga shteti a universitetet a shkollat për t’i bërë studimet falas. Aty ku kursi është me 100 studentë gjenden mundësi edhe për 10 të tjerë që kanë nevojë për solidaritet.
Të drejtat për rininë shqiptare universitare dhe shkollore!
Kjo është kërkesa me sinqeritet dhe bonsens për qeverinë dhe Kuvendin, duke mos hyrë në qorrsokak nga teksti i një projektligji të trishtuar dhe jashtë kohe.
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë protes...
Dhjetë persona humbën jetën sot si pasojë e përplasjes në fl...
Pas dëshmisë në prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Prifti...
Gjatë inaugurimit të zyrës së re të Institutit të Sigurimev...
Gjatë inaugurimit të zyrës së re të Institutit të Sigurimeve...
Eurogrupi duket i gatshëm në parim ta ndihmojë Greqinë, por ...
Mediat serbe, përkatësisht portali serb Telegraf.rs, ka “për...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot 35 vite burg për ...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për dënimin e K...
Vazhdon prishja e objekteve pa leje nga Inspektorati Kombëta...
Një aksident rrugor me pasojë plagosjen në gjendje të rëndë ...
Policia e Durrësit në bashkëpunim me atë Italiane ka arrestu...
Policia e Durrësit në bashkëpunim me autoritetet italine kan...
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka lajmëruar ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në orë...
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur orët...
Një shtetase shqiptare është gjetur e vdekur në banesën e sa...
Mëngjesin e sotëm është gjetur e vdeku një prostitutë shqipt...
Një djalë 16-vjeçar në fshatin Grudë të Shkodrës është plago...
Një djalë 16-vjeçar në fshatin Grudë të Shkodrës është plago...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...