web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Adriatik Llalla lëvizje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

4 Mars 2015, 12:19, Aktualitet CNA

Kryeprokurori Adritatik Llalla ka transferuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Eugen Beci dhe Komandon Adnan Xholin. Mësohet se Beci ishte në këtë detyrë që prej dy vitesh dhe është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit. Ndërsa Adnan Xholi mbante postin e drejtuesit të hetimeve dhe ndjekjes penale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Mësohet se Llalla ka komanduar Gentian Osmanin në krye të Njësisë Antikorrupsion pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Gentian Osmani më herët ishte prokuror në Prokurorinë e rrethit Elbasan. Në vend të Eugen Becit, Llalla ka emëruar Adnan Xholin. Këto vendime janë marrë sot gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas disa hetimeve të suksesshme nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda gjatë vitit 2014, Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, kërkon nga kjo strukturë fokusimin në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të ndryshme të administratës publike, të cilat ka dyshime se po ndërthuren me njëra-tjetrën.





Lajmet e fundit nga