Dokumenti/ Familjarët e vrasësit të policit në Maliq përfituan fonde nga AZHBR
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Gornja Maoça, fshati në verilindje të Bosnjës dhe Hercegovinës përsëri ndodhet në qendër të vëmendjës të opinionit publik, kësaj herë për shkak të pretendimeve se është vendi nga i cili rekrutohen luftëtarët për në Siri dhe Irak.
Në fshatin i cili gjendet 25 km larg qytetit Brçko në verilindje të vendit dhe ku transporti rrugor sigurohet me një rrugë të pa-asfaltuar jetojnë 218 persona që i përkasin rrymës së besimit selefi. Gornja Maoça dallohet nga fshatrat e tjerë me veçorinë sepse në këtë fshat zbatohen ligjet e “sheriatit”.
Ishte kjo një nga arsyet pse ekipi i Anadolu Agency (AA) është nisur në Gornja Maoça në mënyrë që të mësojë nëse dhe sa persona nga ky fshat eventualisht kanë shkuar për të luftuar në Lindje të Mesme, dhe çfarë është në të vërtetë qëndrimi i banorëve për vajtjet në fushëbetejat e huaja si dhe qëndrimi ndaj “Shtetit Islamik”.
“Kam dëgjuar informacione gjithkund: njëherë kam thënë – ata që kanë dëgjuar për Maoçan – aty nuk ka aeroporte, stacione të autobusave, nuk ka stacion hekurudhor, nuk ka asnjë port. Në çfarë mënyrë këta njerëz fluturojnë nga Maoça në Siri. Këtu do të ndalesha. Kjo është e tepërt. E tepert”, thotë në një bisedë me gazetarin e AA, Mersed Çekiç, anëtari i komunitetit selefi nga Gornja Maoça dhe banor i këtij fshati.
“Ku janë, çfarë bëjnë kroatët, serbët dhe hebrenjët”
Çekiç kritikon qëndrimin jo objektiv të mediave kur është fjala për vajtjet në luftëra të huaja.
“Ndoshta ju ka ikur ky informacion, njohuri, pak përmendet nëpër media vajtja e kroatëve për të luftuar në Ukrainë apo, vajtja publike e serbëve, çetnikëve në Ushtrinë ruse. Apo vajtja e një hebre nga Brçko i cili ka edhe faqën e tij në internet, i cili lavdërohet se vret fëmijët palestinez. Mediat nuk e përcjellin këtë aq shumë. Kjo me siguri nuk është në qëllim të pushtetarëve. Siç kam dëgjuar disa herë në lajmet se kroatët kanë shkuar në luftë, ministria e tyre ka konfirmuar këtë dhe ka thënë se kjo është e drejtë e çdo vullnetari, njeri human të përkrahë ndonjë popull. Serbët krenohen me këtë, krenohen me armatën e cila atje u ndihmon vëllezërve të tyre”, shton Çekiç.
Hera e parë e hapjes së dyerve të mesxhidit për media
Anadolu Agency ishte ekipi i parë i mediave që iu është lejuar që bisedën me banorët e Gornja Maoças ta bëjnë në mesxhid. Këtë e ka pohuar edhe banori i këtij fshati Edis Bosniç, njëherësh anëtar i komunitetit selefi.
“Po. Sa më kujtohet mua kjo është hera e parë që diçka e tillë ndodh. Nuk e di se kur ka ndodhur kjo më parë. Ju në njëfarë mënyre e keni merituar këtë sepse herën e kaluar intervista ishte e kushtëzuar – sa të jeni ju objektiv ashtu do të veprojmë edhe ne. Un isha i befasuar me paraqitjën tuaj”, theksoi Bosniç.
Reportazhi ka përfshirë edhe faljen e namazit të disa banorëve të këtij vendi, leximin e tyre të Kur’anit, librit të shenjtë, për të cilin Bosniç thotë se nuk mund të shihet askund në Bosnje dhe Hercegovinë: faqet e të cilit dëshmojë se banorët e këtij vendi nuk e lëshojnë nga dora.
“Nuk kemi asgjë, asnjë lidhje me Sirinë, Irakun, vetëm se kemi një lidhje të përbashkët, ata janë vëllezërit tanë muslimanë dhe ne e lusim Allahun s.ë.t. që situata e tyre të zgjidhet në mënyrë më të mirë, më pak të dhimshme”, thekson Edis Bosniç në lidhje me shkuarjen në luftërat e huaja.
“Nuk përkrahim ideologjinë e ISIL”
Bosniç pretendon se “Gornja Maoça gjithmonë ishte fajtori kujdestar sa herë që diçka duhet të merret nga Perëndimi”.
“Kjo përshtypje mund të arrihet sa herë lypet ndonjë ‘lek’ nga Perëndimi. Atëherë rritet niveli i paigurisë këtu. Ndërsa, ne këtu jemi gjithmonë fajtorë kujdestar dhe qingj i viktimizuar. Disa vite më parë Televizioni Federal (FTV) ka ngritur nivelin e pasigurisë në atë masë sa që publikisht kanë folur se këtu kryhet trajnimi ushtarak me municion. Me praninë e përditshme të policisë?!. Kur kemi kërkuar nga policia të demantojnë këtë ata thanë se një gjë e tillë nuk është nën juridiksionin e tyre”, thotë Bosniç, duke theksuar mosbesimin e tij ndaj mediave dhe autoriteteve.
Banorët e Gornja Maoça thonë se nuk e përkrahin ideologjinë e “Shtetit islamik”, por se qendrimi i tyre është i njëjti me atë çfarë thonë dijetarët islam dhe se ata nuk kanë të drejtë të fjasin për këtë çështje të madhe, sepse siç thonë “kjo pyetje duhet t’ju parashtrohet juristëve islam dhe se nga pikëpamja e sheriatit – ata duhet të thonë çfarë duhet dhe çfarë jo.”
“Nëse ne jemi problem i vetëm këtu, do të largohemi”
Përkundër pretendimeve se banorët e Maoças nuk respektojnë ligjet e vendit, Bosniç thekson se ata nuk dalin nga kornizat e ligjit, i përmbushin obligimet ndaj shtetit, si gjithë qytetarët e tjerë, por shton se nëse ata janë i vetmi problem në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe nëse largimi i tyre është e vetmja zgjidhje për problemet e vendit, ata janë të gatshëm të shkojnë kudo.
Në opinionin e BeH selefitë konsiderohen si njerëz të rrezikshëm, shpesh herë si terroristë. Anëtari i këtij komuniteti dhe banori i fshatit Gornja Maoça, Hajrudin Ribiç, thotë se me të vërtetë nuk e kupton pse i krahasojnë ata me terroristët.
“Pse mua më lidhin me terroristët? Nëse mund të gjeni ndonjë gjë të keqe që kemi bërë, me kënaqësi do ta largonim. Nëse ka diçka të gabueshme që ne praktikojmë apo përfaqësojmë na tregoni që ta përmirësojmë”, thotë Ribiç.
– Nuk kanë televizion në shtëpi
Duke pasur parasysh se fshati furnizohet rregullisht me energji elektrike dhe ujë të pijshëm, këta banorët kanë mohuar pretendimet se nuk i paguajnë rregullisht faturat dhe tatimet ndaj shtetit, por Çekiç pati një përgjigje më konkrete lidhur këtë. “Bazuar në mësimet tona, Islami ndalon jetë të shëmtuar. Ndalon jetën vullgare. Ne i përmbahemi sheriatit. Nuk kemi televizion, sepse është një shejtan në shtëpi. Pse: sepse aty fëmijët apo të rriturit mund të shohin çdo gjë që është e pamoralshme”, tha ai.
Thonë se nuk është e vërtetë se në shtëpitë e tyre nuk kanë ËC, sepse tualeti është i nevojshëm për mirëmbajtjen e higjienës. Lënda e vizatimit në plan-programet shkollore të fëmijëve të tyre kurrë nuk ka qenë në pikëpyetje, por një gjë të tillë e paranojnë për lëndën e muzikës. Ata kërkojnë që kjo lënde të jetë zgjedhore, siç është lënda fetare.
Përndryshe, ky fshat ishtë bërë objekt i debatëve pas ngritjes së flamurit të ISIL në muret e një shtëpie të braktisur në shkurt të këtij viti. Në Bosnje Hercegovinë shumë qytetarë që i përkasin rrymës ?selefi? në operacionet policore të kryera më parë janë ndaluar me pretendime si “financim të akteve terroriste, nxitje të akteve terroriste, rekrutime të njerëzve për pjesëmarrje në akte terroriste dhe organizim të grupeve terroriste”.
Një minator u vra dhe 47 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas ...
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka diskutuar ditën e sotm...
Presidenti i Francës, Francois Hollande do të udhëtojë drejt...
Apple ka arritur të bëhet kompania me shitjen më të madhe të...
Në takimin e Punës në kuadër të projektit rajonal të IOM, pë...
Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë thirrje për t’i dhënë...
Pas takimit më kryeministrinë Rama, kreu i Kuvendit Ilir Met...
“Ulja e çmimeve të barnave këtë vit do të sjellë një përfiti...
“Ulja e çmimeve të barnave këtë vit do të sjellë një përfiti...
Kompanitë e ndërtimit të banesave gjatë tremujorit të katërt...
Nga Artan Fuga1. Plaçkitësi : Ai që plaçkiti gjithë pronën p...
Pas përfundimit të mbledhjes për projektligjin për hapjen e ...
Më 6 mars, në orën 10:00 Tom Doshi do të paraqitet në Prokur...
Lidhur me akuzat e deputetit Tom Doshi, është caktuar se në ...
Dhjetë drone të tjerë janë pikasur duke fluturuar në Paris d...
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë proteston kundër v...
Kisha Ortodokse ka dalë ditën e sotme në një deklaratë ku u ...
Sipas një raporti të paraqitur në Kongresin Botëror Mobil, q...
Lenovo prezantoi në Kongresin Botëror të Telefonave një sërë...
Kreu i Kuvendit Ilir Meta priti sot në një takim Kryetaren e...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...