web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rusi/ Vrasja e Nemtsov, të dyshuarit e zakonshëm

4 Mars 2015, 12:06, Aktualitet CNA

Udhëheqësi i Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) ka thënë sot se ka të dyshuar për vrasjen e liderit opozitar rus, Boris Nemtsov, por ai nuk ka dhënë ndonjë të dhënë tjetër.
Aleksandr Bortnikov, ka thënë se gjithmonë ka të dyshuar, por nuk ka treguar nëse janë gati të zgjidhin rastin.

Kundërshtarët e qeverisë frikësohen se zbardhja e vrasjes së Nemtsov mund të mos ndodhë, duke kujtuar vrasjen e disa kritikëve të Kremlinit në të kaluarën, raste këto që nuk janë zgjidhur asnjëherë.
Hetuesit kanë thënë se janë duke hetuar disa motive të vrasjes së Nemtsovit, përfshirë edhe ekstremistët islamik, konfliktin në Ukrainë dhe jetën e tij private.





Lajmet e fundit nga