web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rusi/ I jepet lamtumira liderit të opozitës Boris Nemstov

3 Mars 2015, 10:03, Aktualitet CNA

Në Moskë u mbajt funerali i liderit të opozitës ruse, Boris Nemtsov  i cili u qëllua pak metra larg Kremlinit, në orët e vona të datës 27 shkurt.   Disa politikanë evropianë kanë deklaruar se Moska iu ka refuzuar hyrjen në Rusi për të marrë pjesë në funeral, mes tyre edhe Kryetari i Senatit të Polonisë, Bogdan Borusevicz.

?Doja të tregoja respektin ndaj Boris Nemtsovit dhe për të gjithë rusët që mendojnë si ai,? ka thënë Borusevicz, një disident në kohën e komunizmit.   Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka quajtur vrasjen provokim, ndërsa ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në funeral.

Ndërkohë një ditë më parë ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov u shpreh se vrasja e Nemtsovit nuk duhet të përdoret për ?qëllime politike?.

 





Lajmet e fundit nga