web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elbasan/ Aksidentohen 2 makina, 2 të plagosur

3 Mars 2015, 08:53, Aktualitet CNA

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Xibrakë, të Elbasanit, në të cilën janë përfshirë dy makina, një me targa të Tiranës dhe një maqedonese.  Bëhet me dije se nga përplasja kanë mbetur të plagosur 2 persona, ku njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit për mjekim.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e duhura për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.





Lajmet e fundit nga