web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fushë Krujë/ Tritol makinës së biznesmenit

3 Mars 2015, 07:32, Aktualitet CNA

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë. Sipas policisë, tritoli i është vënë një automjeti tip Benz , 200 metra larg Komisariatit.

Ndërkohë, shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Kastrioti” të qytetit. Nga informacionet paraprake është bërë e ditur se mjeti është në pronësi të biznesmenit Edmond Kadiu por fatmirësisht nuk ka të lënduar nga ky shpërthim.

Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.





Lajmet e fundit nga