web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elbasan/ Arrestohen 2 persona për “Shfrytëzim prostitucioni”

3 Mars 2015, 09:29, Aktualitet CNA

Në Elbasan u bë e mundur realizimi i proçedimit penal, ku janë arrestuar në flagrancë shtetaset Engjëllushe Refat Jemini, e datëlindjes 10.12.1962, lindur e banuese në Cërrik. Sipas burimeve nga policia, Jemini ishte organizatorja edhe pronarja e lokalit ku zhvillohej veprimtaria kriminale. Në pranga ka rënë edhe shtetasja Lulieta Qazim Dervishi, e datëlindjes 23.07.1973, lindur e banuese në qytetin e Policanit të rrethit Skrapar, e cila ishte njëra nga femrat që shfrytëzohej por dhe ushtronte prostitucion.

Blutë bëjnë më dije se ndiqet në gjendje të lire shtetesja tjetër me inicialet V. Z., e datëlindjes 14.04.1980, lindur e banuesen në lagjen 3 në Cërrik. Gjatë operacionit janë sekuestruar 15.000 lekë të reja dhe 5 aparate telefona celulare. Veprat penale të cilët dyshohen se kanë konsumuar këto shtetase janë “Shfrytezim prostitucioni”, “Mbajtje të lokaleve për prostitucion” dhe “Ushtrim prostitucioni”.





Lajmet e fundit nga