web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Birra afrodizake e frymëzuar nga “50 hijet e Greit”

2 Mars 2015, 10:55, Aktualitet CNA

Një birrari skoceze ka krijuar një sasi të kufizuar birre me përbërës afrodizakë që koinçidon me daljen e filmit “Fifty Shades of Grey”. Teksa fama e filmit vazhdon të jetë e madhe birraria Skoceze Innis & Gunn ka filluar punë në prodhimin e një birre afrodizake për t?ju bashkuar fenomenit botëror. Për të ngritur lartë emrin e tij, filmi ?50 Hijet e Greit? është shoqëruar edhe me 50 lloje të ndryshme prodhimesh përreth botës, duke përfshirë ato japoneze dhe pacific jade, nga Zelanda e Re.

Në ketë mënyrë edhe birra ka përbërës afrodizakë si xhenseni, për të cilin thuhet se rrit dëshirën seksuale, ginkgo biloba, e cila ka treguar se rrit qarkullimin e gjakut dhe damiana, një stimulant i nervave. Sipas të dhënave, birraria po prodhon vetëm 200 shishe. Kjo birrë kushton rreth 30 paund ose 46 dollarë për 330 ml.  Birra ka shije te frutave dhe limonit. Për ata që dashurojnë verën, James nxorri një çift verash të kuqe dhe të bardha, i frymëzuar gjithashtu nga trilogjia e vitit 2013.





Lajmet e fundit nga