Gjyqi ndaj Palokës/ Rama: Është koha të heqim dorë nga politika e përbaltjes
Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur për mediat jashtë ambiente...
Nga Kastriot MYFTARAJ
(Komunikatë ?Bella Ciao? nr. 1)
Kryeministri grek Cipras i fitoi zgjedhjet duke e thjeshtuar shumë problematikën politike të vendit të vet, me atë që mund të quhet Doktrina politike ?Bella Ciao!?. Kjo sipas asaj këngës së partizanëve komunistë italianë të Luftës së Dytë Botërore, që u bë hymn i Syriza. Kënga flet për një të ri italian i cili kur u çua një mëngjes nga shtrati e gjeti vendin e tij të pushtuar nga gjermanët dhe vendosi të bashkohet me partizanët për të luftuar pushtuesit. Në këngën ?Bella Ciao? thuhet gjashtë herë fjala ?vdekje? dhe tre herë fjala ?varros?. Një këngë mëse e përshtatshme për kohë lufte, por vështirë të kamuflohen aluzionet kërcënuese të saj kur përdoren në një vend demokratik, ku politika supozohet të jetë paqësore. Nuk është ironi e vogël që kënga i përket Italisë, vendit i cili e sulmoi Greqinë në Luftën e Dytë Botërore dhe që u bë shkak që edhe Gjermania të hynte në luftë kundër Greqisë, për t? i ardhur në ndihmë aleates së saj Italisë, gjashtë muaj pasi kjo e fundit kishte sulmuar Greqinë. Dhe tani Greqia i kërkon Gjermanisë dëmshpërblimet e Luftës Italo-Greke! A nuk duhej që Greqia t? ia kërkonte më së pari Italisë pagimin e dëmshpërblimeve? Italia e nisi luftën dhe mbajti të pushtuar pjesën më të madhe të Greqisë. Por grekët e dinë se nga Italia me shumë probleme nuk përfitojnë dot gjë, prandaj as që i kërkojnë gjë përtej atyre që kanë marrë dikur. Prandaj Cipras kënaqet me ndonjë dhuratë si kravata që i dha Renzi. Por nga Italia grekët morën edhe këngën që përbën kodin magjik politik, ?Bella Ciao?.
Ideja politike e Cipras është sa e thjeshtë aq edhe gjeniale. Ai e shpalli vendin e vet të pushtuar, dhe këtë e shikonte si burimin e të gjitha të këqijave. Siç thotë kënga: ?Una matina mi son svegliato,/e ho trovato l? invasor.? (Një mëngjes u zgjova nga gjumi,/dhe gjeta pushtuesin në vendin tim). Kështu edhe Cipras u zgjua një mëngjes dhe e gjeti vendin e tij të pushtuar nga Gjermania, si në Luftën e Dytë Botërore. Shteti grek kishte huazuar para nga bankat e botës, nëpërmjet shitjes së bondeve, për ta bërë popullin e vet të jetonte mbi mundësitë e tij, dhe kur erdhi dita e pagesës, e shteti u detyrua të shpallë bankruptin, financat publike greke u vunë nën kontroll ndërkombëtar. Në këtë moment doli Cipras e tha se problemi nuk qëndronte te zbatimi nga ana e Greqisë i masave shtrënguese ekonomike me të cilat ishte e kushtëzuar ndihma financiare ndërkombëtare, por problemi ishte te pushtimi gjerman i vendit, pasojë e të cilit qenë masat shtrënguese ekonomike.
Bota e tërë priste që kjo aventurë të merrte fund kur Treshja që në Greqi quhej çuditërisht me një fjalë ruse ?Troika? (International Monetary Fund, European Central Bank dhe Eurogroup- vendet e Eurozonës) të refuzonte që të rihapte negociatat me Greqinë, çka do të shkaktonte në mënyrë të pashmangshme rënien e qeverisë komuniste në Greqi, dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja në vend. Pas kësaj zgjedhësit grekë, duke e parë se ekstremizmi nuk shpërblehet, do të votonin për partitë e moderuara dhe ekstremistët, si të majtë, ashtu edhe ata të djathtë do të margjinalizoheshin. Edhe nëse grekët do të bënin gabimin që të votonin për ekstremistët e djathtë të Agimit të Artë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme, qeveria ekstremiste e djathtë do të gjendej në të njëjtën situatë si paraardhësja e saj dhe do të binte po aq shpejt sa ajo. Pas kësaj grekët do të riktheheshin të votonin për parti të moderuara, të cilat do të zbatonin Memorandumin e arritur me Treshen, si zgjidhja më e arsyeshme, që përcakton një agjendë të mirëpërpunuar normalizimin makroekonomik të Greqisë.
Alternativa ruse ose ajo kineze për Greqinë, nuk qenë të mundshme. Rusia është në një krizë financiare dhe nuk ka para të financojë Greqinë. Kina ofron para vetëm në shkëmbim të koncensioneve konkrete ekonomike, të cilat për Greqinë do të thonë një pushtim i vërtetë ekonomik, ndryshe nga ai imagjinar gjerman. Qeveritë greke të dala nga zgjedhjet e reja nuk do të kishin rrugë tjetër veçse t? i nënshtroheshin Troikës dhe kështu do të kishte ndodhur me siguri nëse vendet e Eurozonës dhe Banka Qendrore Europiane do të kishin vendosur vetë lirisht. Nuk kishte gjasa që Eurozona të pranonte që të hidhej poshtë Memorandumi i arritur pas negociatash të vështira që kishin nisur në vitin 2010, dhe që përbënte dokumentin me të cilin qeveritë e vendeve të Eurozonës ia justifikonin publikut të tyre financimet prej qindra billion euro që ishin duke i dhënë Greqisë.
Por ishte presioni amerikan ndaj vendeve të Eurozonës në mbështetje të Greqisë, që solli triumfin e Cipras. Presidenti Obamba (i anglicizuar si ?Obama?) nuk nguroi që të shprehej publikisht në terma shumë ofensive kundër Eurozonës, duke aluduar posaçërisht për qëndrimin e Gjermanisë. Në një intervistë për CNN në fund të janarit, Obamba kritikoi ata që sipas tij kërkojnë ta shtrydhin Greqinë, një aluzion i qartë ky për Gjermaninë dhe i padrejtë se edhe me masat shtrënguese paga minimale në Greqi zbriti në 683 euro, çka është është shumë më e lartë se së paku në dhjetë vende të Bashkimit Europian. Ndryshe nga ç? tha Cipras, nuk ishte demokracia greke ajo që triumfoi, por demokraCIA greke. ?Bella? e ?partizanit? grek është CIA. Ish-Sekretari Amerikan i Thesarit në vitet 2009-2013, Timothy Geithner në librin e vet me kujtime ?Stress Test: Reflections on Financial Crises?, të botuar vitin e kaluar, thotë se ka qenë presioni amerikan ndaj Eurozonës dhe posaçërisht Gjermanisë, që u bë shkak që Greqia të mos lihej të bankruptonte në 2010-2012, dhe të dilte nga Eurozona.
Deri në vitin 2010 komunistët greke shikonin si armik të parë SHBA. Për këtë arsye që prej vitit 1999, kur Athina u kall në flakë me rastin e vizitës së Presidentit amerikan Clinton, asnjë president amerikan nuk kishte shkelur në Greqi. Që prej vitit 2010, kur Greqia u detyrua të niste të zbatonte masa shtrënguese ekonomike, si armik nr. 1 nisi të shihet Gjermania. Kështu u kanalizua kah Gjermania urrejtjen që tradicionalisht ka ekzistuar ndaj SHBA në Europë. Kështu, vetë SHBA të dalë si arbitri për çështjet ekonomike mes Gjermanisë nga njëra anë, dhe vendeve më pak të zhvilluara europiane, si atyre që janë anëtare të Bashkimit Europian, ashtu edhe jashtë tij, në anën tjetër. Historikisht ka pasur një urrejtje në Europë të kanalizuar kah SHBA. Që prej nisjes së Recesionit të Madh në Europë, në 2008, urrejtja u kanalizua nga vendi më i fuqishëm ekonomikisht në Europë, Gjermania e cila kërkon masa disiplinore fiskale që etiketohen si masa shtrënguese. Pikërisht një politikë të tillë zbatuan amerikanët në rastin e konfliktit mes Qeverisë ?Cipras? nga njëra anë, dhe Eurozonës e Gjermanisë, në anën tjetër.
Dhe kështu ndodhi që një fraksion i komunistëve grekë, i ngritur befas në pushtet duke manipuluar energjitë negative të shoqërisë greke, t? i diktonte vullnetin e tij Gjermanisë, në atë masë sa Ministri gjerman i Financave as që guxoi të komentonte të ashtuquajturin plan për reforma të qeverisë së re greke, që ishte një tallje e hapur e Varoufakis me Eurogroup. Çka është më poshtëruese, Qeveria gjermane u përul në kohën që Greqia po i kërkonte me të madhe Gjermanisë pagimin e dëmshpërblimeve të Luftës së Dytë Botërore!
Gjithsesi, për shkak të këtij qëndrimi amerikan politika ?Bella Ciao? do të ketë një të ardhme të madhe në Europë. Derisa në vendet më të varfra të Eurozonës politika ?Bella Ciao? do të jetë antigjermane, për shkak të presionit që bën Gjermania mbi këto vende për disiplinë fiskale, në vendet e Bashkimit Europian jashtë Eurozonës, e aq më tepër në vendet europiane që kanë mbetur jashtë Bashkimit Europian, kjo politikë do të jetë në mënyrë të pashmangshme antiamerikane. Është e vështirë që të teprohet kur thuhet se qëndrimi amerikan ndaj krizës greke shkakton indinjim të madh në vendet europiane më të varfër se Greqia. Çfardo që të kenë menduar amerikanët, fakti që një vend i vogël me 11 milion banorë si Greqia ka pasur një trajtim dukshëm të privilegjuar, duke marrë vitet e fundit financimin më të madh që i është dhënë nga një kartel ndërkombëtar shtetesh, prej qindra billion euro, përbën një pabarazi në trajtim, që do të shkaktojë një urrejtje ndaj SHBA që nuk do të zhduket në shekuj.
Politika ?Bella Ciao? nuk mund të mos bëhet dominuese edhe në Shqipëri në të ardhmen e afërt. Shqipëria është vend fqinj i Greqisë, madje është vendi që i ka vuajtur më së shumti pasojat e trajtimit të privilegjuar që Perëndimi i ka bërë Greqisë. Cili është pushtuesi, sipas pikëpamjes ?Bella Ciao? në Shqipëri? Padyshim që SHBA. Në Shqipëri, pas rënies së komunizmit, SHBA instaloi atë që mund të quhet si Regjimi i kontrollit minimal të popullit. Ky është një regjim politik ku alternohen në pushtet dy partitë e mëdha të vendit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Nga këto parti dhe nga Drejtësia (Gjykatat dhe Prokuroria) kërkohet që ta mbajnë vendin nën kontroll minimal, në interes të stabilitetit regjional. Kur them kontroll minimal, e kam fjalën sa i përket ligjshmërisë. Si kundërshpërblim grupeve sunduese të vendit iu lejohet që të ushtrojnë një kontroll kapilar mbi vendin (shoqërinë dhe territorin), por në mënyrë të kundërligjshme dhe të paligjshme (dy nocione juridike këto që nuk janë sinonime), për interesat e tyre, ashtu që të nxjerrin fitime abuzive. Bashkimi Europian dhe SHBA i qortojnë grupet sunduese të Shqipërisë për korrupsion, lidhje me krimin e organizuar etj., por këtë e bëjnë që t? i mbajnë nën kontrollin e tyre, jo se janë të shqetësuar për mënyrën se si po qeveriset Shqipëria. Sipas logjikës ?Bella Ciao?, amerikaënt janë pushtuesit e Shqipërisë, ndërsa politikanët që alternohen në qeverisjen e vendit, gjykatësit, prokurorët, drejtuesit e Policisë së Shtetit janë kolaboracionistët e pushtuesve.
Kjo është e para komunikatë ?Bella Ciao? e imja. I kam quajtur ?komunikata? për të qenë koherent me mënyrën e komunikimit me publikun të atyre që këndonin ?Bella Ciao?. Në vazhdim do të ketë 100 komunikata ?Bella Ciao? ku unë do të shpjegoj se pasi ?Una matina mi son svegliato,/e ho trovato l? invasor.?, nisa të mendoj për atë se si duhet çliruar vendi nga pushtuesi dhe kolaboracionistët e tij.
Shumëkush mund të mendojë se e gjithë kjo është fantazi, është utopi, se në Shqipërinë nuk mund të ndodhin mrekulli të tilla. Këtë do ta tregojë koha. Në komunikatat e ardhshme ?Bella Ciao? do të shpalohet një manifest i detajuar i politikës ?Bella Ciao? në Shqipëri dhe i mënyrave që duhen përdorur për të triumfuar kjo politikë.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur për mediat jashtë ambiente...
Elvi FUNDOZgjedhjet e 21 qershorit vazhdojnë të mbajnë të te...
Studentë të Mjekësisë, të transferuar nga universitetet priv...
Studentët e Fakultetit të Mjekësisë të ardhur nga Universite...
Në autobiografinë e saj grafike me titull “Fatherland” Nina ...
Hulumtuesit në Universitetin e Surrey në Angli kanë testuar ...
Policia e Shkodrës ka arrestuar mëngjesin e sotëm shtetasin ...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimi...
Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca e parë e gjyqit Ra...
Luftëtari I Shtetit Islamik I njohur si “Xhihadisti Xhon” is...
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se tri vajzat britani...
Ajo është një nga këngëtaret më potente, të show bizit botër...
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave në flagr...
Policia e Shijakut ka finalizuar sot me sukses operacionin e...
Zakonisht janë femrat ato që bëjnë çmendurira, kur duan të d...
Policia ka evidentuar në lagjen “Vullnetari”, në Elbasan një...
Një ditë pasi qëlloi për vdekje një bashkëfshatar, është vet...
Të arrestuarit si përgjegjës ndaj atentatit që i’u bë pak ko...
Dy partitë kryesore të mazhorancës, Partia Socialiste dhe Lë...
Uniformat blu kanë gjetur 27-vjeçaren Katerina Erektel 1 orë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...