Tiranë/ Gjendet vajza e rrëmbyer tek Unaza e Re, në pranga autori
Uniformat blu kanë gjetur 27-vjeçaren Katerina Erektel 1 orë...
Dy partitë kryesore të mazhorancës, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë mundur të bien dakord për ndarjen e bashkive të nivelit të parë dhe të dytë. Takimet e vijueshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, duket se kanë dhënë rezultatet e duhura, pasi të dy krerët e mazhorancës kanë mundur të shuajnë mosmarrëveshjet duke ndarë pjesën më të rëndësishme të bashkive ku do kandidojnë me kandidatët e tyre.
Kështu, formula që mësohet se është zbatuar për këtë ndarje ka qenë ajo që LSI do të merrte 30 për qind të bashkive të mëdha ose të njohura ndryshe si bashki qendër qarku, ndërkohë që në qarqet e tjera ku ajo nuk kishte bashkinë kryesore, do merrte bashkinë e dytë më të madhe pas asaj qendër qarku. Dhe në zbatim të kësaj formule, dy aleatët kanë mundur të përcaktojnë dhe emrat konkretë të njësive me të cilët do përfaqësohet njëra apo tjetra forcë si kandidatë të përbashkët të mazhorancës.
Më konkretisht, kjo formulë e zbërthyer në emra konkretë ka sjellë që PS-ja të mbajë të drejtën për të propozuar kandidatët e saj në 8 nga 12 njësitë kryesore, përfshi këtu edhe atë të Fierit, e kërkuar me ngulm nga LSI. Kështu mësohet se Rama nuk ka pranuar që të heqë dorë nga Fieri, kjo edhe për shkak të presionit që kishte nga brenda partisë dhe më konkretisht nga numri dy i saj, Gramoz Ruçi, i cili kryesoi listën e deputetëve të PS-së në këtë qark.
Por në këmbim të Bashkisë Fier, Rama është detyruar që në respekt të formulës së ndarjes të lëshojë Bashkinë Lushnjë, si njësia e dytë më e madhe e këtij qarku. Nga ana tjetër, PS-së i ka lindur e drejta që të marrë Bashkinë Divjakë, ndërsa mbeten për t?u përcaktuar bashkitë e tjera të këtij qarku të dorës së tretë. Por lëshimi që i është dashur të bëjë PS për të mbajtur Bashkinë Fier nuk ka qenë vetëm Lushnja, pasi është e detyruar që të lëshojë një bashki tjetër të rëndësishme qendër qarku, siç është ajo e Gjirokastrës, të cilën e drejton prej më shumë se një dekade.
Ndërkohë që në këtë qark, pra në Gjirokastër, PS në zbatim të formulës ka mundur të marrë dy bashkitë e tjera të dorës së dytë, si Përmetin dhe Tepelenën. Ndërkohë, LSI-ja ka marrë dhe Bashkinë Berat, të cilën po ashtu prej më shumë se një dekade e drejton PS. Në këtë qark, LSI-ja ka marrë dhe Bashkinë Çorovodë, vendlindja e kreut të LSI-së, Ilir Meta.
Nga ana tjetër, në këtë qark ka mundur të mbajë tri bashki të dorës së tretë, si Poliçan, Kuçovë dhe Ura-Vajgurore. LSI ka mundur të marrë sërish edhe Bashkinë Lezhë, si bashki qendër qarku, ndërsa PS do të kandidojë në Rrëshen dhe Shëngjin. Po ashtu, LSI-ja ka marrë edhe Bashkinë e Kukësit, si bashkia e katërt qendër rrethi, ku pritet të kandidojë me kreun aktual të kësaj njësie, Hasan Halilaj, ndërsa PS-ja do të kandidojë në Has dhe Tropojë. Ndërkohë që në njësitë e tjera qendër qarku mazhoranca do kandidojë me kandidatë të ardhur nga PS.
Kështu sa i përket kryeqendrës së vendit, pra Tiranës, nuk ka patur shumë histori, pasi PS s?e ka vënë asnjëherë në dyshim kandidimin në të. Por në zbatim të formulës së mësipërme mësohet se LSI do të marrë Kamzën, ku është përfolur se do kandidojë me prefektin e Kukësit, Safet Gjici. Ndërkohë që mazhoranca do kandidojë me kandidatë të PS-së edhe në qendrën e veriut, Shkodër, ku LSI në këtë qark ka fituar të drejtën të marrë bashkinë Pukë. Ndërkohë që sa i përket sërish veriut, PS do propozojë emrin edhe të Bashkisë Peshkopi dhe Burrel në qarkun Dibër, ndërsa LSI do kandidojë me një kandidat të sajin në Bulqizë.
Po ashtu PS ka mbajtur edhe Bashkinë Durrës, ku pritet të kandidojë sërish me Vangjush Dakon. PS do ketë mundësinë të propozojë kandidatin e mazhorancës edhe në Bashkinë Elbasan, ndërkohë që LSI do propozojë emrin në bashkinë e dytë më të madhe të këtij qarku, pra Librazhdin. E njëjta logjikë është ndjekur edhe në qarkun Korçë, ku PS do propozojë emrin e kandidatit për Bashkinë Korçë, ndërsa LSI atë të Bashkisë Pogradec.
Formula e mësipërme nuk mund të zbatohet vetëm në qarkun e Vlorës, ku PS do ketë të drejtën të propozojë kandidatë të saj si në njësinë më të madhe Vlorë, ashtu edhe në atë të dytën, Sarandë. LSI në këtë qark do propozojë emrin e kandidatit të Bashkisë Delvinë. Gjithsesi, pavarësisht se janë ndarë pjesa dërmuese e zonave, dy partitë e mëdha të këtij koalicioni pritet të ndajnë edhe bashkitë e dorës së tretë, për të cilat negociatat do jenë më të lehta për shkak edhe të peshës specifike.
Uniformat blu kanë gjetur 27-vjeçaren Katerina Erektel 1 orë...
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kanë...
Gruaja më e fuqishme në botë ka fituar titullin doktorit në ...
Të arrestuarit si përgjegjës për shpërthimin në farmacinë e ...
Rreth botës, ju mund të shihni ndërtesa të të gjitha formave...
Nga Dr. Jamarber MALLTEZI Mbrema paska qene “Kristallnacht” ...
Tetë muaj nga filmi origjinal, “The Best Exotic Marigold Hot...
Ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen do që të forcojë...
Pellumb KULLANjë sipërmarës ndërtimi shtiri në dorë projekti...
Samsung do të shesë dy versione të telefonit të saj Galaxy S...
Dr Michael Zuck me profesion dentist, po planifikon të krijo...
Torrentfreak ka publikuar klasifikimin e serialeve televiziv...
Dr Michael Zuck me profesion dentist, po planifikon të krijo...
Nga Altin GOXHAJE fundit! Lajmi më vjen nga një burim brenda...
Filmi Birdman i regjisorit Alejandro Gonzalez Inarritu, mori...
Deputeti i Partisë Socialiste , Erjon Braçe, është shprehut ...
Një vajzë është rrëmbyer dhe mbajtur peng pasditen e sotme n...
Policia e Tiranës ka kryer një aksion rrugor ku ka arrestuar...
Një vajzë është marrë peng në Unazen e re të Tiranës. Sipas...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...