web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Banda e tritolit”, jepet masa e sigurisë për 4 personat e arrestuar

28 Shkurt 2015, 12:13, Aktualitet CNA

U zhvilluat seanca gjyqësore për 4 të arrestuarit të përfshirë në shpërthimet me tritol që u bën ndaj familjes së Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky gjykim i cili u bë sipas neneve 103/1,2 dhe 279 të Kodit Penal ,  u zhvillua me dyer të mbylluara. Nga të dhënat paraprake rezulton se Gjykata e Krimeve të Rënda, në Tiranë ndalon rreptësisht publikimin qoftë edhe të pjesshëm të të dhënave të hetimit. “Kodi Penal përcakton përgjegjësi penale për zbulimin e akteve sekrete”-deklaroi Gjykata. Ky publikim, sipas saj  bëhet vetëm me lejen e prokurorit.

Gjykata e Krimeve të Rënda  dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 të arrestuarit, Lumjan Matmujën, Ernest Gjutën, Kamber Brukën dhe Erjon Dulen.

Ndërkohë që më herët është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” edhe për Emirjon Gjutën.





Lajmet e fundit nga