Protesta e studentëve/Artan Fuga: Ministrja Nikolla duhet t’u realizojë kërkesat
Akademiku Artan Fuga, ka mbajtur një qëndrim mbështetës lidh...
Vendimi i dy bashkëkryetarëve të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, për të zëvendësuar Jozefina Topallin me Arben Imamin, për drejtimin e fushatës zgjedhore në Shkodër, është konsideruar si provokim i rëndë nga mbështetësit e zonjës Topalli në Shkodër. Goditja e pamëshirshme e Jozefina Topallit nga Lulzim Basha, duke i dhënë rolin e saj Arben Imamit, është reflektuar me tension, nervozizëm dhe akuza në Partinë Demokratike të Shkodrës, sidomos nga ajo pjesë që mbështet rivalen më të përbetuar të Bashës.
Sipas burimeve, menjëherë pas mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku caktuan drejtuesit e fushatës për zgjedhjet e 21 Qershorit, mbështetësit e Topallit kanë zhvilluar disa mbledhje informale, ku është kërkuar që të mos pranohet Arben Imami si drejtues i fushatës së PD në Qarkun e Shkodrës.
Teksa Topalli e ka kapërdirë në heshtje goditjen e radhës që i dha Lulzim Basha, mbështetësit e saj i kanë dhënë sinjalin e parë Imamit, që të mos duket në Shkodër. Sipas burimeve nga drejtuesit e PD në Shkodër, mbështetësit e Topallit kanë kujtuar faktin se Arben Imami ka dalë kundra demonstratave të para kundër regjimit komunist në vitet ?90-?91.
Bëhet fjalë për një dalje të Imamit asokohe, duke i konsideruar protestat si të dhunshme. Një tjetër arsye se pse mbështetësit e Topallit në Shkodër refuzojnë Imamin, ka të bëjë me faktin se Arben Imami në vitin 1997 hipi mbi tank për të rrëzuar Sali Berishën nga pushteti. Ai është konsideruar si udhëheqësi i kryengritjes komuniste për të rrëzuar PD nga pushteti.
Sipas burimeve, Imami nuk ka shkuar ende në Shkodër, në zbatim të vendimit të grupit parlamentar për të nisur përgatitjet për fushatën elektorale në Shkodër. Por, prezenca e parë e Imamit në Shkodër, pritet të shkaktojë debate dhe një konflikt të fortë me mbështetësit e Topallit. Kjo e fundit vijon të tregohet e matur dhe e kujdesshme në raport me Lulzim Bashën, njeriu që po i pret gradualisht karrierën politike në Partinë Demokratike. Topalli vijon të bëjë opozitë në një gjatësi vale me Sali Berishën, ndërsa ka shmangur çdo koment sa i takon mënyrës se si Basha po e drejton PD. Gjithsesi, shpërthimi i Topallit pritet pas rezultatit të zgjedhjeve, gjithnjë nëse Basha do t?i humbasë.
Mbledhja e grupit Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka larë hesapet me disa nga kundërshtarët e tij në parti. Kështu, kritikun Astrit Patozi e zëvendësoi me Arben Ristanin në Vlorë. Ndërkaq, Mesila Dodën e ka zëvendësuar me Enkelejd Alibeajn në Fier. Topallin e ka nxjerrë jashtë loje, duke e zëvendësuar me Arben Imamin. Ndërkaq, në vend të Bregut, ka vendosur Edi Palokën.
Gazeta “Sot”
Akademiku Artan Fuga, ka mbajtur një qëndrim mbështetës lidh...
Me anë të një postimi në facebook, akademiku Artan Fuga ka d...
Hipoteka ka filluar testimin e specialisteve që punojnë në ...
Studentët e Mjekësisë po vazhdojnë grevën e urisë, në ditën ...
Nipi i diktatorit Enver Hoxha kërkon lirinë në Gjykatën e La...
City Park, një nga qendrat më të mëdha tregtare në vend,ësht...
Banka Botërore ka miratuar një fond prej 32.1 milionë euro ...
Kreu i Partisë Demoktarike Lulzim Basha ka nisur turin e tak...
Studentët e Mjekësisë janë duke vazhduar grevën e tyre të ur...
Banorët e zonave të përmbytura në Shkodër kanë dalë sot në p...
Disa banorë të zonës së Shkodrës kanë dalë në protestë duke ...
Sipas deklarimeve të edukatoreve të shoqëruara pas ngjarjes ...
Pas suksesit të Festivalit Carthage, Festivalit të Algjeris...
Një bombë ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të sotëm në...
Komuna e Mitrovicës është zgjuar sot nga shpërthimi i një bo...
Sot duhej të ishte afati i fundit i nënshkrimit të marrëvesh...
Hetimet për grupin e strukturuar kriminal që akuzohet për sh...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar në Prokurorinë e E...
Nga Artan FugaUnë të dekoroj ty, ti më dekoron mua, ne dekor...
Foto të reja tronditëse janë publikuar nga militantët e Shte...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...