web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vdekja e foshnjës, ekspertiza mjeko-ligjore: Shkak temperatura

28 Shkurt 2015, 09:00, Aktualitet CNA

Sipas deklarimeve të edukatoreve të shoqëruara pas ngjarjes në komisariatin nr 2, gjithçka ka qënë normale deri në orët e pasdites.

“Nuk pati asnjë problem shëndetësor, e ushqyem dhe e vumë në gjumë. Rreth orës 15:00 dëgjuam një fëmijë që po kollitej dhe shkuam të shihnim çfarë kishte. Na ra në sy që fëmija Prendi ishte shumë i zbehtë”, kanë thënë edukatoret.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë rezultatet paraprake të hetimit nga i cili dyshohet se foshnja ka vdekur nga temperatura e lartë, raporton “Panorama”.

Nga ekspertiza që i është bërë trupit të fëmijës, rezulton se në organet jetësore të tij nuk ka pasur probleme, mushkëritë kanë qënë të pastra, zemra nuk ka pasur probleme dhe dëmtime fizike në trup apo në kokë nuk ka pasur.





23:02 Aktualitet

Muri i Londrës

Muri i Londrës është një mur mbrojtës që ka rrethuar qytetin...

Lajmet e fundit nga