web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e studentëve/Artan Fuga: Ministrja Nikolla duhet t’u realizojë kërkesat

28 Shkurt 2015, 10:18, Aktualitet CNA

Akademiku Artan Fuga, ka mbajtur një qëndrim mbështetës lidhur me grevën e studentëve të mjekësisë. Fuga shkruan se të gjithë strudentët duhet të jenë të barabartë dhe i ka kërkuar Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, të potësojë menjëherë kërkesat e studentëve.

Ja çfarë shkruan Artan Fuga lidhur me këtë çështje

Nëse kërkesa e studentëve të mjeksisë është që ata që kanë ardhur nga privati të paguajnë poaq sa studentët e tjerë, ata kanë plotësisht të drejtë në kërkesat e tyre.

Ministria duhet menjëherë t’ua realizojë dhe të kërkojë falje për gabimin e rëndë të bërë. .

Qytetarët janë të barabartë përpara agjencive publike. Pa një e pa dy. Përndryshe është diskriminim i rëndë. Do të ishte turp për Avokatin e Popullit po të mos e deklarojë këtë menjëherë.

Nuk mund t’u thuhet studentëve se ju e kishit përgjegjësinë që ishit rregjistruar në universitetet e mbyllura.

Jo, përgjegjësinë e kishte shteti, ai i mori në qafë studentët, administrata e atëhereshme, që i la hapur ato kioska mashtrimi. Sikurse administrata e tanishme ka lënë hapur kioska të tjera që bëri sikur do t’i mbyllte dhe nuk pati këllqe.

Nuk mund t’i thuash një të përmbyturi që e strehon në hotel se ti meqë vjen nga shtëpi tjetër e përmbytur dhe je në hall do të paguash një çmim më të lartë për dhomën e hotelit sesa klientët e rregullt.

Shteti nuk bën ndere, “ja të bëra nder që të rregjistrova te publiku”, jo, shteti bën detyrën, dhe detyrën e bën duke qendruar drejt e gatitu para parimeve kushtetuese të barazisë.

Nuk u bën nder studentëve që dolën gjallë nga përmbytjet e kioskave arsimore, por vetëm detyrën, aq më pak mund ta shkëmbejë “nderin” me parà. Hiqeni dorën nga xhepat e studentëve të shkretë!

Lërini historitë me taksapaguesa, sepse taksat paguhen fillimisht për të mos lënë mashtruesit e djeshëm dhe të sotëm të ngrejnë firma piramidale me investime shumë të dyshimta të shesin diploma pa asnjë vlerë.

Shteti mos keqpërdori taksat duke mos ushtruar autoritetin e tij kundër kioskave kanceroze universitare.





Lajmet e fundit nga