web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rusi/ Vritet lideri i opozitës Boris Nemtsov

28 Shkurt 2015, 11:35, Aktualitet CNA

Politikani rus, Boris Nemtsov, një prej figurave kryesore të opozitës, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Moskë.

Sipas mediave vendase, Nemtsov është qëlluar në shpinë me katër plumba në qendër të Moskës, pranë Kremlinit. Ekzekutimi i tij ndodhi pak orë pas thirrjeve për protesta kundër luftës në Ukrainë.

Lideri i opozitës ka shprehur hapur kundërshtitë e tij ndaj luftës në Ukrainë, por në anën tjetër ndjehej i frikësuar nga një eleminim i mundshëm.

Kremlini ka thënë se Putin dënon vrasjen, por deri tani nuk ka pasur asnjë deklaratë publike të tij.

 





Lajmet e fundit nga