web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prishtinë/Jep dorëheqjen shefi i shërbimeve inteligjente

16 Janar 2015, 15:09, Aktualitet CNA

Shefi i inteligjencës kosovare, Bashkim Smakaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pasi këtë ia kishte kërkuar presidentja Atifete Jahjaga.
Me anë të një njoftimi për mediat, Presidenca e Kosovës bën të ditur se Presidentja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri, Isa Mustafa, pranuan sot dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Bashkim Smakajt.
Burime të medias në Prishtinë thonë se presidentja Jahjaga i kishte lënë dy zgjedhje shefit të inteligjencës, dorëheqjen ose mundësinë e shkarkimit nga detyra.

Shkak janë bërë një sërë skandalesh në të cilat u përfshi AKI-ja, nga punësimet tek tenderat, nga shmangia e kontrollit parlamentar, deri tek zyrtarë të saj të arrestuar për diploma false.

Rasti më i rëndë, sipas medias në Prishtinë, është operacioni i dekonspiruar i kthimit të fëmijës Erion Zena nga Siria.





Lajmet e fundit nga