web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Patentat e reja/ Ja si u hiqen pikët

16 Janar 2015, 19:17, Aktualitet CNA

Kodi i ri Rrugor përmban 3 ndryshime thelbësore, që kanë të bëjnë me ruajtjen e rrugës, shtimin e disa klasave të patentave, si dhe sistemi i pikëzimit. Risi Kodi Rrugor ka edhe sistemin e pikëzimit. Rruga është një mjedis publik ku të gjithë duhet të kenë jetën të sigurtë, por duke qënë se ka drejtues mjetesh që duke thyer rregullat rrezikojnë jetën e tyre dhe qytetarëve të tjerë me veprime e mosveprime, në Kod parashikohen masa. Për gabimet e tyre në Kodin e ri Rrugor, përveç masës me gjobë, shkeljet do të shoqërohen edhe me uljen e pikëve në patente.

Leja e drejtimit që kemi sot ka gjithsej 20 pikë. Nëse policia të kap pa rrip sigurimi gjobitesh 10-20 mijë lekë dhe të hiqen dy pikë . Nëse kapesh me semafor të kuq përveç gjobës 140 mijë lekë, patentës i ulen 10 pikë. Nëse brenda 2 viteve patenta e çdo qytetari i humb pikët, atij i hiqet e drejta për të drejtuar mjet për një kohë të caktuar.

Për të fituar këtë të drejtë, drejtuesi i mjetit do të ritestohet dhe nëse i kalon provat merr lejen e drejtimit.

Së shpeti në faqen e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor do të publikohet edhe regjistri elektronik për 740 mijë drejtues mjetesh në të gjithë vendin.

Çdo qytetar që do të dijë të dhënat e patentës së tij do të kërkojë në këtë regjistër. Për çdo ankimim që ka qytetari do t?i drejtohet një organi të ngritur posaçërisht për shqyrtimin e ankesave të qytetarëve. Polici rrugor kur vendos një gjobë shkruan edhe numrin e nenit të thyer në rrugë dhe për çdo nen përcaktohet edhe numri i pikëve që hiqen.





Lajmet e fundit nga