Projektet gjermane në Shqipëri
Përmirësim i jetës së njerëzve dhe arritja e standarteve eur...
Meka është vendi më i shenjtë në botë për myslimanët. Sepse këtu ndodhet Qabja e cila nga myslimanët nderohet si “Shtëpia e Zotit”. Çdo vit besimtarët myslimanë ndjekin ritualin e pelegrinazhit drejt vendit të shenjtë.
Meka është vendi më i shenjtë në botë për myslimanët. Sepse këtu ndodhet Qabja e cila nga myslimanët nderohet si “Shtëpia e Zotit”. Ndërtesa në formë kubi ndodhet në brendësi të Xhamisë së Madhe në Mekë dhe është e mbuluar me një perde të zezë. Pelegrinët duhet t’i sillen Qabes shtatë herë.
Themeluesi i Islamit, Profeti Muhamed lindi në Mekë. Në këtë paraqitje të artistit Rashid Al-Din nga shekulli i XIV-të profeti qëndron me përfaqësuesit e fiseve arabe para Qabesë. Ai mban gurin e zi të shenjtë i cili sot ndodhet në cepin lindor të Qabesë.
Në shekujt e mëhershëm, pelegrinët shkonin në Mekë në karvane të mëdha. Në rrugëtimet e gjata nga Egjipti dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme, besimtarët sulmoheshin shpesh.
Sot shumica e pelegrinëve mbërrijnë me avion në Arabinë Saudite. Nga Aeroporti Ndërkombëtar në Jeddah, pelegrinët transportohen me autobuzë për në Mekë, e cila ndodhet rreth 80 kilometra larg këtij aeroporti.
Mina është një luginë afër Mekës. Në Mina për çdo vit gjatë kohës së haxhit ngrihen me dhjetëra mijëra tenda. Ato shërbejnë për akomodimin e besimtarëve gjatë vizitës së tyre që zgjat disa ditë. Akomodimi dhe ushqimi i miliona pelegrinëve paraqet çdo vit një sfidë të madhe logjistike.
Para fillimit të ceremonisë së haxhit besimtarët meshkuj vishen me një rrobë të bardhë e cila përbëhet nga dy pjesë të paqepura nga pëlhura e pambukut. Kjo veshje quhet ndryshe edhe ‘Ihram’. Ihram quhet edhe marrja e vendimit (nijeti) me të cilin haxhiu fillon t?i kryejë ceremonitë e haxhit.
Në fillim të Haxhit besimtarët vizitojnë malin e shenjtë Arafat, i cili ndodhet rreth 25 kilometra në lindje të Mekës. Këtu Profeti Muhamed dha predikimin e tij të fundit. Pikërisht në këtë vend pelegrinët qëndrojnë dhe i luten Zotit që t’iu falë mëkatet e tyre.
Gjatë Haxhit disa herë kryhet gjuajtja simbolike me gurë e djallit. Si në Mina ashtu dhe në Mekë besimtarët gjuajnë me shtatë guralecë në drejtim të mureve të larta të cilat simbolizojnë djallin. Më parë besimtarët gjuanin gurë të mëdhenj por disa herë padashje janë goditur edhe njerëzit.
Një pjesë e rëndësishme e Haxhit është Festa e sakrificës (Kurban Bajrami). Përmes saj kujtohet Profeti Ibrahim (në bibël Abrahami), i cili ishte i gatshëm të sakrifkonte edhe birin e tij vetëm për të përmbushur urdhërin e Perëndisë. Ashtu si edhe në tregimin biblik në vend të njeriut theret një kafshë. Mishi pastaj u shpërndahet kryesisht atyre që kanë nevojë.
Për shkak të turmave të mëdha të besimtarëve ndodhin edhe incidente tragjike si pasojë e të cilave shpesh janë plagosur apo kanë vdekur qindra njerëz. Rasti i fundit ka ndodhur në vitin 2006 gjatë gjuajtjes së guralecëve. Si pasojë e një paniku masiv humbën jetën mbi 350 vetë.
Më shumë se dy milionë e gjysmë myslimanë nga e gjithë bota kanë vizituar Mekën gjatë dy viteve të fundit. Rreth 20.000 mjekë dhe punonjës të shëndetësisë vihen në dispozicion të besimtarëve. Mbi 100 mijë ushtarë vëzhgojnë ceremonitë festive dhe përkujdesen për sigurinë e besimtarëve.
Për shumë myslimanë, Haxhi është ceremonia më e rëndësishme fetare e jetës së tyre. Por kaq i vetmuar si ky besimtar në malin Arafat njeriu është rrallë gjatë kohës së Haxhit.
Përmirësim i jetës së njerëzve dhe arritja e standarteve eur...
Me rastin e Kurban Bajramit, Kryeministri Edi Rama së bashku...
Kryetari i Partisë Demokratike uron besmitarët muslimane nga...
Gjatë 8 muajve të vitit 2014 u importuan 13.5 % më pak cigar...
Grida Duma, ose historia e shkëlqimit të “yllit në ngjitje” ...
Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin.Ashtu si e...
Agjentët e antidrogës në Durrës kishin vënë në përgjim dhe m...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar besimtaret muslimane ...
Sot u themelua Koalicioni Kombëtar për Mbrojtjen e Konsumato...
Një djalë 19-vjeçar u arrestua në kryeqytet pasi dyshohet se...
Prokurori i Pergjithshem, Adriatik Llalla u perfshi ne nje p...
Një person është qëlluar me thikë mëngjesin e sotëm në qytet...
Një 63-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Lushnjë...
Arrestohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Ferdinand Doksa...
Më 1 nëntor të vitit 1950, me Shtëpinë e Bardhë që po bënte ...
Nga Henry KissingerNë vitin 1961, kur isha një pedagog ende ...
Parlamenti i Turqisë votoi që ta lejojë ushtrinë t’i bashkoh...
Në këto momente kur bota është mbërthyer nga paniku prej vir...
U mundova t’i bëj një përshkrim asaj se si është t’i vesh në...
Në klasifikimin e fituesve të mundshëm të Nobel 2014 për let...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...